Qysh janë sot shqiptarët?

Sami FRASHËRI, 

Thamë më siprë që shqiptarëtë, duke rënë në duart të tyrqet, nukë hynë në kurth si e pandehninë, e nuk’u bënë ropt’ e tyrqet, po shokët’ e tyre, me të cilët bashkë hidheshin mi kombet e tjerë, rripnin e rrëmbeninë edhe ktheheshinë në vent të tyre ngarkuarë me gjë. Edhe Shqipëria ish e dlire e pothua me vetëhe.
Kaqë qint vjet shqipëtarëtë rojtnë kështu. Po kështu rojn edhe sot? Jo, Kurrë! Sot shqiptarëtë janë robër, të poshtuar, e t’unjurë, të shkelur’ e të çpërndarë shumë më teprë se të tjerë kombe të Tyrqisë që janë më të poshtrërë nga greqtë, nga shqehtë, nga armenëtë edhe nga judhenjtë!
Tyrqia e ka ngriturë besënë nga shqipëtarëtë, nuk i beson e i vështron si anëmikë e si trathtorë, jo si shokë e si vëllezrë, si i vështronte qëmoti. Sot shqiptarëtë e mer ushtar, e mundon e e reh që të mësonjë gjuhën e ti, kërkon t’i mësonjë diturin’ e luftësë, të cilënë ay vetë s’e di e të cilënë shqiptari e ka mësuarë duke thëthiturë qumbështit e s’ëmësë. Nuk’ e mëson të gjorinë, po e mahit e e çpërmënt, e mer për tre vjet, e mban dhjetë vjet nën’ armë lark shtëpis e lark mëmëdheut të ti, edhe qysh? Lakuriq, t’urëtë, të sëmurë, të varfërë! Në luftë e vë të vritetë kot; urdhëronjës i ti, q’është tyrk, i paditur’ e i frikçimë, e fut në një **** nga s’deletë. I gjori shqipëtar, me gjithë këto, Lëfton lakuriq, e i urëtë e me armë të meta, Lëfton si dragua, e tregon trimërin’e ti e nderon tyrqit’ e Tyrqinë. Po a i dihetë, a çpërblehetë për gjakt, që derth! Jo, kurrë! Ushtari shqipëtar, në mos vdektë në luftë, vdes nga sëmundjeja, nga të pangrënët e nga të pamveshurit. Nga ata që venë n’ushtëri fort të pake kthehenë në shtëpi të tyre. E urdhëronjës kush bëhetë? Gjithnjë tyrqitë; gjysmës’ e ushtrisë së Tyrqisë janë shqipëtarë, po as një i njëqinttë i urdhëronjëset në Tyrqiu s’është shqipëtar.
Shqipëtarëtë, q’ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë, tani janë futurë nën’ aqë të rënda pagesa, sa s’mundinë të ngrenë krye. Tyrqitë, që janë zotërinjt, e tyre që pesëqint vjet e tëhu, s’u kanë mësuarë shqipëtarëvet, as punë, as mjeshtëri as dituri, po i kanë mësuarë të lëftonj; e të rrëmbejnë, tani përnjehrë duanë t’u marrënë armëtë e u thonë: paguani! E ku të gjejnë të gjorëtë që të paguajnë? S’kanë të hanë vetë. Ata shqipëtarë, që pakë kohë më parë ishin të mveshurë me rroba t’arta e të farkuarë me armë t’ergjënta e të lara, ata a të bijt e tyre janë sot lakuriq me një këmishë, që s’ka ku ta zërë qeni! Vete edhe zaptijeja e tahsildari, e ngre shkopn’ e i rreh duke thirurë: pagoni! E ku të gjenj’ i ziu që të paguanjë? Atëherë i shesinë kanë, dhinë, ç’të ketë edhe gjer në qiramidhet të shtëpisë! Shqipëtari të hajë dru për të paguarë! 0 ç’turp i math! 0 ç’e madhe e keqe! Mos e durofsh, 0 Perëndi!
Kështu është sot gjithë Toskëria edhe shumë vende të Gegërisë. Ca vende të Gegërisë, që kanë mbajturë armëtë e kanë qëndruarë në malet të tyre të rreptë, nukë janë shkelurë kaqë; nuk apënë ushtarë e s’paguajnë pagesa; po edhe këta rojnë si t’egërë pa nonjë qeveri, duke vrarë përditë në mest të tyre. Edhe këta po i ha varfërija, se s’kanë nonjë fitim edhe vendet e tyre janë të rjepur’ e të varfërë. Me gjithë këto, edhe qeveri’ e tyrkut ditë më ditë po i rrethon më s’afëri; rahënë t’u marinë armëtë, që t’i bëjnë edhe ata robër të poshtërë e të dobëtë e t’u ncjerrënë edhe lëkurënë!
Shqipëria që gjer dije qeverisësh e urdhërohesh prej shqipëtarësh, si e thamë më siprë, sot urdhërohet’ e qeverisetë prej tyrqish të huaj e prej njerës të poshtër’ e të panderçim, të cilëtë i blenë vëndetë në Konstantinopojë me të holla e vinë të rjepinë Shqipërin’ e shqipëtarët, për të nxjerrë ato të holla që kanë dhënë edhe aqë të tjera që do të vjedhinë për vetëhe të tyre!
Shqipëria, sado q’ësht’ e varfër’ e e paditurë, ka njerës të zottë për të qeverisurë vendin e tyre, si e kanë qeverisurë kaqë kohë me nder e me të drejtë. Po këtyre shqiptarëve le që s’u epetë punë në Shqipëri, po as i lenë të shkelinë në mëmëdhet të tyre të dashurë! U apënë nga një copë bukë për të zënën gojënë e i mbajnë si skllef nëpër më të largët çipa t’Anadollit e t’ Arabistanit! Veç nonjë trathëtor ku të gjendetë, ay është për nder! 

Botuar në vitin 1899  /MekuliPress.com/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here