6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Paralajmërimi i Hasan Prishtinës për serbizimin e Kosovës

Paralajmërimi i Hasan Prishtinës për serbizimin e Kosovës

Në nëntor të vitit 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Hasan Prishtina u zu në rrethinën e Shkupit nga forcat ushtarake serbe dhe u burgos në Beograd, por për shkak të presionit ndërkombëtar dhe me urdhër të Ministrisë së Ushtrisë në Mbretërinë e Serbisë u lirua në pranverë të vitit 1913.

Për aq muaj sa qëndroi në burg, së bashku me krerë të tjerë, u përball me presione e kërcënime të vazhdueshme të qarqeve shtetërore dhe ushtarake serbe, për të firmosur një dokument që deklaronte se ai ishte kundër një shteti të pavarur shqiptar, shkruan sot Fitim Rifati në Koha Ditore.

Krahas kësaj, ai u përball edhe me presionin për të firmosur një shkresë besnikërie ndaj shtetit serb dhe për të pranuar pushtimin serb të Shqipërisë. Mirëpo Hasan Prishtina ua bëri me dije qarqeve serbe se do të duronte tortura e kërcënime të ndryshme dhe nuk do ta lejonte veten të nënshkruante një vendim, që në radhë të parë ishte i dëmshëm për kombin shqiptar e të ardhmen e tij, si dhe do ta njolloste me epitetin e tradhtarit tërë veprimtarinë dhe personalitetin atdhetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e Shqipërisë dhe roli i saj në vorbullën e Luftës së Parë Botërore

Historia e panjohur të studiuesit të arkivave të historisë, italianit, Eugeni Buçioli, i cili disa vjet më parë, ka botuar albumin e...

Mashtrimi me bukën, ja si të dalloni nëse përmban ngjyrues ose jo

Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Për...

Zbulohet antibiotiku që vret super bakterin

Dy lloje të kërpudhave kundër të cilave super bakteret kanë asnjë shans janë zbuluar në një minierë toksike në shtetin federal amerikan...

Mënyra shtëpiake shërimi që funksionojnë me të vërtetë kur ftoheni

Një ftoje e pakëndshme nuk është e pazakontë për këtë kohë të vitit. Njerëzit në rrjete sociale e kanë...

Recent Comments