Për kështjellën mesjetare të Ishmit është një legjendë, që lidhet me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Turqit, që e rrethuan kështjellën qenë aq të shumtë, sa radhët e tyre dukeshin sikur s’do të mbaronin kurrë.

Kështjellarët qenë një numër jo shumë i madh. Skënderbeu me forcat e tij vendosi t’i sulmonte turqit natën nga krahët.

Ai u dërgoi lajme kështjellarëve, që dhe ata të sulmonin në të njëjtën kohë.

Sulmi u bë në mesnatë.

Kështjellarët morën dhitë që kishin brenda u vunë në brirë pishtarë dhe në errësirë e lëshuan kopenë e tyre nga kështjella drejt armikut.

Njëkohësisht sulmuan dhe vetë duke mbajtur pishtarë në duar.

Sulmi qe i papritur. Turqit u lemerisën.

Ata shihnin në terr pishtarët dhe s’mund të kuptonin se një pjesë e tyre mbarteshin nga dhitë.

Sulmi i shqiptarëve qe i suksesshëm. Turqit u tërhoqën.

Që nga ajo kohë thotë legjenda Skënderbeu për të nderuar kujtimin e dhive urdhëroi të bënin një kokë dhie mbi përkrenaren e tij të luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here