A i keni vënë re në atlete dy vrima të vendosura anash atyre nëpër të cilat kalojmë lidhëset e atleteve?
Ato janë zakonisht më të vogla se vrimat e lidhëseve, askush nuk i përdor ato, dhe në fakt shumica nuk e kanë idenë se për çfarë shërbejnë.
Ndoshta nuk ju ka shkuar në mendje, por këto vrima janë në të vërtetë shumë të dobishme.
Ato parandalojnë kallot dhe dëmtimet, veçanërisht kur vraponi.
Dhe ja si përdoren ato?
Kaloni lidhëset nëpër vrimat e fundit nga jashtë brenda (nuk keni nevojë t’i kryqëzoni ato, përdorni atë pranë asaj vrime).
Bëni një lak nga të dy anët. Pastaj merrni lidhësen nga ana e kundërt dhe kalojeni atë nëpër lak.
Bëni të njëjtën gjë me anën tjetër.
Shtrëngoni fort, duke u kujdesur të tërhiqni lidhëset poshtë – kjo do të stabilizojë këmbën në atlete.
Lidhni skajet sa më fort që të jetë e mundur dhe kjo është e gjithë mençuria.