Ministër i Qeverisë se Durresit,ishte një ndër pjesetarët më të rëndesishëm të Keshillit të Nalte të Regjencës i krijuar nga Kongresi i Lushnjes
Luigj Bumçi lindi në Shkodër me 7 nëntor 1872 në një familje të vjetër qytetare. Ishte nip (i biri i se motrës) se Pashko Vasës. Ishte Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës me qendër në fshatin Kallmet, diplomat shumë i zellshem, veprimtar i spikatur ne sherbim te mbrojtjes se tërësisë territoriale të Shqiperisë. Minister i qeverise se Durresit,ishte nje nder pjesetaret me te rendesishem te Keshillit te Nalte te Regjences i krijuar nga Kongresi i Lushnjes
Mons.Luigj Bumçit I dedikohet ndërhyrja energjike pranë Papës Benedikti XV, të cilit lutet shume për ndihme konkrete në mënyrë që vetë Papa të ndërhyje pranë fuqive të mëdha për të mos lejuar shkëputjen përfundimtare të Rajonit Korçë – Gjirokastër të cilat ishin pjesë e marrëveshjes Italo-greke”Tittoni-Venizelos” në Konferencën e Paqes se Parisit 1919. Në këtë marrëveshje trevat Shqiptare do ti kalonin shtetit grek, pakt i cili u nënshkrua në muajin qershor të vitit 1919 por që fatmiresisht dështoi falë ndërhyrjes energjike të Papës Benedikti XV.