Shkenca ka zbuluar se ne nuk ishim i vetmi lloj i Homo Sapiensit që udhëtonte në tokë rreth 2 milion vjet më parë. Këto homininis jetonin në habitate të vështira.

Pavarësisht se ata mund të kenë pasur arritje tjera si kontrolli i zjarrit, krijimi i veshjeve apo krijimi i mjeteve të gurit, të vetmit që mbijetuam ishim ne të llojit Homo Spaienc.

Studiuesit kërkimorë sugjerojnë se aftësia teknologjike e zhvilluar tek speciet e sotme, apo dietat e mira, apo fakti që ishin vrapues më të mirë, kanë kontribuar në vazhdimësinë e llojit tonë.

Ndërkohë që disa të tjerë i mëshojnë idesë se këto lloj homininis nuk janë zhdukur totalisht, përkundrazi janë shkrirë totalisht me genet tona falë riprodhimit.

Gjithashtu është hipotezuar se ndryshimi klimatik ka luajtur rol në zhdukjen e tyre. Dhe i tillë hipotezim është mbështetur nga shkencëtarë në Itali, Mbretëri të Bashkuar dhe Brazil,

Dhe autorët e këtij studimi sugjerojnë që njerëzimi të hapë sytë ndaj ndryshimeve klimatike që po ndodhin sot. Kjo shërben si paralajmërim.

“Edhe vetë krijesa më e fuqishme e mbretërisë së kafshëve, pra njeriu, nuk i shpëton dot ndryshimit klimatik kur bëhet ekstrem. Njerëzit duhet të kenë parasysh këtë, marrë shkas nga çfarë po ndodh”, ka thënë paleontologjisti italian i Universitetit të Napolit, Paskuale Raia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here