6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KËSHILLA Kur ndrydhni kyçin – Cili është kujdesi i parë që ju duhet

Kur ndrydhni kyçin – Cili është kujdesi i parë që ju duhet

Ndodh rëndom që nga hovi dhe shpejtësia e lëvizjes, njeriu lëndohet dhe ndrydh këmbën ose kyçet.

Ndrydhja ka të bëjë me ligamentet të cilat në shumë raste tendosen, lëndosen ose këputen plotësisht.

Ndrydhja, është një nga lëndimet më të rëndomta që pëson njeriu gjatë jetës.

Ajo shkakton shumë dhimbje dhe në raste të rënda kërkon shumë muaj rimëkëmbjeje.

Ndihma e parë kundër ndrydhjes së kyçit

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se si fillim, duhet të siguroheni që të mos peshoni në këmbën e lënduar, duke rritur kështu rrezikun e frakturave.

Uluni në një pozicion të rehatshëm dhe mbajeni këmbën pakëz të ngrejtur për të shmangur enjtjen e saj.

Hapi i tretë është që të merrni një ilaç kundër inflamacionit për të lehtësuar enjtjen dhe dhimbjen.

Nëse është e mundur fashojeni këmbën dhe mos lëvizjni.

Këmba ka nevojë të pushojë e të mos rëndohet që ligamentet të shërohen sa më parë e lëvizshmëria juaj të rikthehet.

Më pas vjen rradha e mjekut, i cili mund të përcaktojë seriozitetin e situatës dhe t’ju japë udhëzimet e duhura.

Pasi të keni kryer vizitën tek mjeku, ju mund të përshpejtoni shërimin e këmbës duke:

Mbajtur kompresa të ftohta, sepse e ftohta pakëson qarkullimin e gjakut dhe lehtësuar dhimbjet. Kompresat duhen mbajtur për 10-20 minuta por asnjëherë nuk duhen vendosur në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Të ftohtat mund të alternohen me kompresat e ngrohta, por vetëm kur enjtja ka kaluar dhe jo menjëherë pas ndrydhjes.

Duke mbajtur këmbën e lënduar pakëz të ngritur. Një pozicion i tillë, ul gjasat e enjtjes dhe ndihmon kundër dhimbjeve. Këmba mund të mbahet e ngritur duke u mbështetur në një ose dy jastëkë.

Duke pushuar dhe mos lënduar këmbën sa më gjatë që të jetë e mundur.

Duke e mbajtur këmbën të fashuar. Fashoja duhet të puthitet mirë por jo të jetë shumë e shtrënguar sepse e mpin atë.

Duke lëvizur e shtendosur këmbën  çdo ditë deri ku lejon dhimbja./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments