6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home LETËRSI Gjenden dorëshkrimet e pabotuara nga Céline

Gjenden dorëshkrimet e pabotuara nga Céline

Më shumë se 75 vjet të fshehura, zbulohen rreth 6,000 faqet e pabotuara, dorëshkrime nga Louis-Ferdinand Céline. Ato ishin vjedhur nga apartamenti parizian i shkrimtarit të mirënjohur francez, Eseisti Henri Godard, specialist i letërsisë franceze të shekullit të 20-të, i cili e cilësoi këtë moment sa befasues, aq edhe të pritshëm.

“Ky zbulim është i papritur dhe njëkohësisht i pritshëm. Njëzet vjet më parë, kur po redaktoja ”Pléiadën”, pyeta zonjën Destouches, vejushën e Celine: Ku janë dorëshkrimet? Dhe ajo më tha, ‘mos u shqetëso, ditën që do të vdes, këto dorëshkrime do të shfaqen përsëri’. Dhe po ndosh pikërisht kjo”.

Ndërsa, avokati François Gibault, u shpreh i emocionuar për këtë zbulim

“Kur mban në duar këto dorëshkrime, të duket sikur një pjesë e tij është e gjallë. Ky kontakt me dorëshkrime që janë fshehur për 75 vjet, me të cilat Céline jetoi, është shumë emocionues”.

Dorëshkrimet ishin vjedhur që nga viti 1944, nga një luftëtar i rremë i rezistencës i quajtur z. Rosembly, i cili kishte qenë në shtëpinë e tij. Pas vdekjes, dorëshkrimet i kishte vajza e tij, derisa u rigjetën sërish.

Louis-Ferdinand Céline konsiderohet gjerësisht, si një nga romancierët më të mëdhenj francezë të shekullit të njëzetë, por mbetet një figurë e diskutueshme në Francë, për shkak të antisemitizmit dhe aktivitetit gjatë luftës II.

Romani i tij i parë “Udhëtimi deri në fund të natës” (1932) fitoi Çmimin Renaudot, por i ndau kritikët për shkak të përshkrimit pesimist nga autori, të gjendjes njerëzore. Nga viti 1937, Céline shkroi një seri veprash polemike antisemitike, në të cilat ai mbronte një aleancë ushtarake me Gjermaninë naziste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments