Aspirina po testohet si pjesë e një trajtimi të mundshëm për një formë agresive të kancerit të gjirit.

Hulumtimi, i udhëhequr nga dr. Anne Armstrong nga fondacioni Christie NHS në Manchester, do të testojë ilaçin avelumab me dhe pa aspirinë para se pacientët të marrin kirurgji dhe trajtim me kimioterapi, shkruan Guardian.

Breast Cancer Now, tha se rezultatet e suksesshme mund të çojnë në prova të mëtejshme klinike të aspirinës dhe avelumab për kancerin dytësor të pashërueshëm të gjirit, i cili ndodh kur qelizat e kancerit që fillojnë në gji përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Ky është një lloj kanceri gjiri më pak i zakonshëm, por më agresiv. Armstrong, një onkologe mjekësore konsulente dhe lektore, tha:

“Hulumtimi ynë i mëparshëm ka sugjeruar që aspirina mund t’i bëjë disa lloje të imunoterapisë më efektive duke parandaluar kancerin të prodhojë substanca që dobësojnë përgjigjen imune.

Provimi i përdorimit të një ilaçi si aspirina është emocionues sepse është shumë i disponueshëm dhe i lirë për t’u prodhuar, citon Anabel.

“Shpresojmë se prova jonë do të tregojë se, kur kombinohet me imunoterapi, aspirina mund të rrisë efektet e saj dhe mund të sigurojë përfundimisht një mënyrë të re e të sigurt për të trajtuar kancerin e gjirit.”

Hulumtimet tashmë kanë sugjeruar që aspirina mund të përmirësojë rezultatet për shumë pacientë me kancer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here