6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Erëza nga Roma e lashtë…

Erëza nga Roma e lashtë…

Një kuzhinier italian, ka marrë përsipër të zbulojë recetat e një prej librave më të vjetër të kuzhinës në botë. Kësisoj, ai tregon njëkohësisht edhe origjinën e kuzhinës së famshme italiane, nga Roma e lashtë.

Romakët ishin dashamirës të natyrës dhe ushqimit të mirë. Patjetër, ata shquheshin për organizimin e banketeve madhështore me shumëllojshmëri ushqimesh. Në librin e recetave të vjetra, ka pjata që nuk mund të gjenden në asnjë restorant tjetër në Romë, ndoshta as në botë.

Në rrugën ”Appian” hahet njëlloj si 2000 vjet më parë!

Pas këtyre recetave që vijnë nga lashtësi, është Paolo Magnanimi, një kuzhinier i pasionuar pas krijimit dhe shërbimit të gatimeve që janë të rrënjosura thellë në historinë e kulinarisë, që nga Roma e lashtë.

Për shumicën e njerëzve, banketet e famshme romake nuk duken të shijshme dhe as tërheqëse për syrin.

Ajo që të vjen së pari në mendje, janë skenat e çuditshme si banketi i Trimalchio-s, në shekullit e I pas Krishtit, ku një aristokrat i pasur organizoi një gosti me ushqime si mishi i demit, lepuj të zbukuruar me krahë që i ngjajnë Pegasusit, etj.

Megjithatë, Magnanimi risjell pjata të shijshme të romakëve të zakonshëm, jo aristokratëve.

Ai ka kaluar 25 vjet, duke studiuar recetat e lashta dhe thotë, se, romakët vlerësonin shumë ushqimin e mirë dhe të shëndetshëm. Drithërat, bishtajoret, perimet, vezët, djathi, frutat dhe mjalti ishin baza e dietës së tyre. Mishi (kryesisht mish derri) dhe peshku përdoreshin në masë, por pasi perandoria u zgjerua, duke filluar nga shekullin i III para Krishtit, romakët mirëpritën shije të reja – si specat nga India, apo limonët nga Persia.


Magnanimi filloi me recetat e para antike dhe pati sukses me “pullum oxizomum”, një pjatë me bazë mishin e pulës, presh dhe një lloj erëze nga bregu i Amalfit. Më pas, ai eksperimentoi me “patina cotidiana”, një formë e hershme e lazanjës, por pa domate.

Receta origjinale, ajo që daton nga epoka e artë e Romës antike, përdorte një bukë të sheshtë, e mbushur me mish, peshk dhe djathë. Për të rikrijuar këto pjata 2000-vjeçare, Magnanimi mori recetat nga një libër kuzhine i shekullit të I pas Krishtit, i vetmi libër gatimi që kemi nga Roma e lashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments