6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home KËSHILLA Ushqimet që nuk duhen ngrënë me stomak bosh

Ushqimet që nuk duhen ngrënë me stomak bosh

Kos, pasta dhe kafe, shumica e njerëzve e fillojnë ditën me këto ushqime. Përveç anashkalimit të mëngjesit shpesh, ka ushqime që nuk rekomandohen të hahen me stomak bosh.

Portali “Bright Side” ka bërë një listë të ushqimeve që nuk duhen konsumuar kur sapo ngrihemi, sepse ato mund të kenë një efekt të keq në organizmin tonë.

Produktet e qumështit

Do të habiteni, por kosi, qumështi ose produkte të tjera të qumështit nuk rekomandohen të konsumohen menjëherë në mëngjes. Acidet laktike që hamë përmes këtyre produkteve “vriten” nga acidi klorhidrik nga stomaku. Kjo është arsyeja pse marrja e produkteve të qumështit ka një përfitim shumë të vogël për trupin tonë kur i konsumojmë me stomak bosh, sipas kësaj faqe.Reklamë

Domatet

Ky frut përmban një nivel të lartë të taninës, e cila çon në një rritje të aciditetit të stomakut, gjë që shpesh rezulton në gastrit.

Ëmbëlsirat

Me këtë, ne nuk nënkuptojmë vetëm karamele, çokollata, por edhe ushqime të shëndetshme të “fshehura” – muesli, ëmbëlsira integrale dhe të ngjashme. Marrja e ëmbëlsirave me stomak bosh shkakton një rritje të papritur të niveleve të insulinës, dhe kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm në pankreas

Perimet jeshile

Edhe pse spinaqi, lakra jeshile dhe lakra janë perime shumë të shëndetshme, nutricionistët nuk sugjerojnë t’i konsumoni ato në mëngjes. Arsyeja – këto perime janë të pasura me aminoacide dhe mund të shkaktojnë urth dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. Në anën tjetër, vezët, buka integrale, mjalti rekomandohet të konsumohen me stomak bosh, sepse ato kanë një efekt të dobishëm në shëndet, dhe më tej ndjenjën e ngopjes për një kohë të gjatë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments