6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home KURIOZITETE A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave, ‘Ouija Word’?

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave, ‘Ouija Word’?

Loja Ouija Word, e njohur ndryshe edhe si Pllaka e Shpirtit ose Pllaka që flet funksionon vërtet.

Shkurtimisht: Ouija luhet në një dërrasë me shkronjat e alfabetit ose në një vend të improvizuar ku vendosen shkronjat e prera. Të gjithë të pranishmit thërrasin një person që ka vdekur dhe vendosin gishtin sipër një tape, gote ose çfarëdo objekti të ngjashëm. Më pas, i bëjnë pyetje shpirtit që kanë thërritur dhe në varësi të përgjigjes, objekti lëviz duke prekur shkronjat përkatëse.

“E kam bërë unë dhe dy kushërirat e mia. Fillimisht bëmë dhomën errësirë pasi kishim frikë ta bënim natën. Në një tavolinë vendosëm shkronjat e alfabetit dhe një gotë plastike në mes. Thërritëm një shpirt (gjyshen). Mbaj mend që dhoma sikur u bë shumë e ftohtë. Kemi pritur disa sekonda, sepse nuk lëvizte gota menjëherë. Nuk e di si lëvizte.” tregon dikush

“Kam histori të frikshme nga kjo lojë. Ka pasur raste që ka treguar për gjëra që nuk i dinte askush. Unë nuk luaja, thjesht shikoja grupin që luante dhe e pyeste për mua. Po, funksionon.” – shkruan një tjetër.

“Është e vërtetë. Çfarë përgjigjesh na tha ajo, kanë dalë. Ndjesia ishte e tmerrshme.”

Ouija mendohet se daton për herë të parë në Kinë, në vitin 1100 pas Krishtit në dokumentet e dinastisë Song. Kjo metodë njihej si “shkrimi i planshetës” (shën.red. planshet – çantë katërkëndëshe me kapak të tejdukshëm, që përdoret për të mbajtur hartat). Kjo praktikë ka qenë e pranishme edhe në vende të tjera si India e Lashtë, Greqia, Roma dhe Europa mesjetare.

Pjesë e besimeve spiritualiste, njerëzit nisën të përdorin mjete të ndryshme për të komunikuar me të vdekurit. Aq më tepër që pas Luftës Civile në Amerikë, krijimi i lojrave që t’u mundësonte njerëzve e të mbijetuarve të luftës të komunikonin me të vdekurit u pa si një biznes tepër fitimprurës. Kësisoj, rreth viteve 1890 u krijuan dhe u shitën pafund dërrasa të lojës Ouija.

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Përgjithësisht, loja është kritikuar nga besimet e krishtera duke e cilësuar si një mënyrë ku njerëzit komunikojnë me demonët.

Po shkenca ç’thotë?

Janë kryer disa studime në lidhje me Ouija-n. Në vitin 2012, një studim pohoi se kur pyetjet kërkojë përgjigje “po” ose “jo”, ndikon pavetëdija. Studiuesit u shprehën se përgjigjja që gjoja del nga shpirtrat ishte e njëjtë me atë që kalonte në mendjen e subjekteve.

Lëvizja e objektit udhëhiqet nga lëvizja e pandërgjegjshme e muskujve. Iluzioni që krijohet është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe sipas studiueve është e vështirë t’i bindësh njerëzit që janë muskujt ata që lëvizin, ndonëse ata nuk ndjejnë asgjë. Shkencëtarët e cilësojnë si “mbetje të një sistemi primitiv të besimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments