Në këtë inçizim shihen rrobat shqiptare të cilat Lord Byron i bleu në Prevezë në vitin 1809. Në Londër, në vitin 1813, piktori i njohur Thomas Phillips, e punoi portretin e famshëm të quajtur ‘Lord Byroni me kostum shqiptar’.
Lord Byron dhe të gjithë ata që i kanë parë në atë kohë këto rroba, i quajtën më të bukurat në botë. Byron i vishte kur shkonte në ahengje të aristokracisë britanike. Binte në sy dhe të gjithë i afroheshin që ta shihnin. Ai për këtë qëllim edhe i vishte. Pastaj, thuhet se ndonjëherë edhe këndonte ndonjë këngë shqipe që kishte mësuar sa qëndroi në Shqipëri. Të pranishmëve u thoshte se jo vetëm veshja, por edhe këngët shqipe janë më të bukurat në botë.
Këto rroba, përfshirë një thikë dhe një jatagan, sot qëndrojnë në muzeun Bowood House. Duken sikur që janë prodhuar dje, e jo para 213 viteve. Janë të mahnitshme. Thuhet se Byroni ato i bleu 40 funta, vlera e të cilave sot është rreth 2300 funta. Pra, këto janë rroba të cilat kanë kushtuar shtrenjtë dhe janë bartur nga shqiptarët e pasur.

nga Daut Dauti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here