Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit.

Nder veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët, jo vetëm në Dardaninë qendrore ( Kosovën e stome), por edhe në Gadishullin Ilir do radhitur shtatoren e një vajze të gjetur në Prizren. Shtaroja e vajzës është derdhur në bronz. Ajo është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë i cili i lë të zbuluar një pjesë të kraharorit, gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë. Nën fustan që është të veshur drejtpërsëdrejti në trup ravijëzohen konturat e trupit të zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në një pozicion vrapimi, me kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të hedhur përpara, kurse këmben e djathë e cila peshon në gishtërinj e ka të lakuar në gju. Më pëllëmbën e dorës së djathë ka ngritur fustanin deri mbi gju për të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e majtë e ka lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.
Më frymëzim të veçantë janë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë, buzët senzuale dhe faqet e plota që sugjerojnë shëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, flokët e krehura e të ndara në mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.
Punimi i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi, hapi elegant e ngadhënjimtar, shikimi bredhës i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një garë vrapimi. Pra s’do mend artisti qe e punoj portretin e vrapueses ka qenë i inspiruar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet me rastin e festave të ndryshme dhe gëzonin popullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre dhe pjesëmarrjen e barabartë të femrave krahas meshkujve flet historiani dhe filozofi i antikitetit Plutarku.
Paraqitja e femrës ne pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në vitin 550 para Krishtit dhe shënon revolucion në skulpturë. Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shekullit V para Krishtit. Këtë vepër unikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britnik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX. /njekomb.org /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Si ta kuptoni kur jeni helmuar nga ushqimi? Ja shenjat

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit…

1 hour ago

Tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës në vitin 1928(Foto)

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se…

2 hours ago

Kush janë shqiptarët që sunduan Rumaninë

Me origjinë ilire ishin afro 30 perandorë romakë dhe së paku gjashtë të Bizantit. Madje,…

2 hours ago

Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

Në vitin 1997, në varrezat e Strugës është zbuluar se prehen eshtrat e një prej…

2 hours ago

Dobitë shëndetësore të bukës së misrit

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak,…

2 hours ago

Ushtria pushtuese serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Fotografi historike)

Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë…

3 hours ago