Njerëzimi i zhvilloi luftërat e tij më të hershme duke përdorur grushtet, shkopinjtë dhe shkëmbinjtë. Përmirësimet e mëvonshme, përfshinin armë me tehe të mprehta dhe përdorimin e shtizave. Çdo përparim në teknologjinë ushtarake, lejonte që sulmet ndaj armikut të kryheshin më shumë nga një distancë më e madhe. Ja cilat janë armët që e kanë ndryshuar më shumë mënyrën, sesi janë zhvilluar luftërat përgjatë historisë.

Baruti

Ironinikisht, baruti u shpik për herë të parë në Kinë gjatë shekulli XIXI, si një lloj ilaçi nga alkimistët, të cilët ishin në kërkim të “eliksirit” të jetës, që besohej se do të garantonte pavdekësinë. Gjatë Dinastisë Song, në fillimin e shekullit XII, baruti nisi të përdorej si zjarrvënës, dhe rreth 2 shekuj më vonë u shfaqën eksplozivët. Ishin mongolët ata që i njohën evropianët me barutin. Këta të fundit e përmirësuar cilësinë e tij, dhe nga fundi të shekullit XV, armët me barutit nisën të dominojnë fushëbetejat në kontinent.

Pushka me plumba

Për disa qindra vjet, armët me barut i detyronin fishekët të dilnin nga tytat e tyre të gjata. Por në shumë raste baruti u shpërthente qitësve në fytyrë. Plus që armët nuk kishin saktësi përtej distancave relativisht. Gjatë luftërave në Amerikën koloniale, si artileria ashtu edhe këmbësoria u bënë më vdekjeprurëse, kur u pajisën me pushkët.

Armët automatike

Pushkët automatike dhe mitralozat u shfaqën në fundin e shekullit XIX-të. Automatiku, i ngulitur në pozicione të fortifikuara, e lejonte një grup të vogël burrash që të kontrollonte

një zonë, e cila më parë do kërkonte shumë burra për ta mbrojtur. “Lufta e transheve” gjatë Luftës së Parë Botërore u shfaq pasi komandantët ushtarakë të kohës, nuk ishin në gjendje që të reagonin si duhet ndaj vëllimit të zjarrit, me të cilën përballeshin trupat e tyre në luftime.

Avioni

Vëzhgimi ajror i lëvizjeve të armikut, nisi në Evropë që gjatë Luftërave Revolucionare Franceze. Në vitin 1914, në Evropë u shfaq një mjet i ri për të vëzhguar armikun:avioni. Nuk kaloi shumë kohë, dhe vëzhguesit nisën ta qëllonin me njëri-tjetrin, me pistoleta, pushkë dhe mitraloza të montuar posaçërisht në këtë mjet novator. Shumë shpejt, atyre iu shtuan bombat. Që atëherë kontrolli i ajrit mbetet një shqetësim kryesor i strategëve ushtarakë, dhe ka të ngjarë të jetë e tillë edhe për një të ardhme të parashikueshme.

Radio-komunikimet

Më parë, komandantët mbështeteshin tek lajmëtarët dhe njësitë luftarake për të dhënë urdhra, si dhe për të marrë raporte nga gjendja në front. Shpikja e radios ndryshoi gjithçka, duke u ofruar komandantëve informacione të drejtpërdrejta dhe në kohë reale. Ato ishin edhe një mjet për dërgimin e porosive, për t’iu përgjigjur kushteve që kishin ndryshuar në terren.

Nëndetëset

Në fillim të Luftës së Parë Botërore, nëndetëset u panë me dyshim nga ushtarakët. Por pikëpamja ndryshoi kur gjermanët gati e gjunjëzuan Anglinë, përmes fushatave të saj me nëndetëse kundër anijeve tregtare britanike. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Paqësor, nëndetëset amerikane fundosën më shumë se gjysmën e të gjitha anijeve që humbi Perandoria Japoneze gjatë luftës. Në fund të saj lufte, nëndetësja kishte fituar reputacionin e të qenit një armë kryesore e goditjes nga Marina.

Armët bërthamore

Bombat atomike të shpërthyera mbi Japoni afër fundit të Luftës së Dytë Botërore, e ndryshuan menjëherë natyrën e luftës. Ndërsa gjithnjë e më shumë vende pas SHBA-së, u pajisën me këtë bombë, ekzistenca e saj shërbeu për të kufizuar luftën. Kërcënimi i asgjësimit ndërkombëtar përmes shkëmbimit të plotë bërthamor midis fuqive të mëdha, e parandaloi përkeqësimin e krizave globale në një luftë tjetër botërore.

Lufta kibernetike

Imagjinoni sikur një ditë bankomatet të pësojnë të gjitha defekt, sistemi elektrik të dalë jashtë funksionit, semaforët të fiken, trenat të dalin jashtë kontrollit, komunikimet të ndërpriten. Do ishte një situatë e ngjashme me Apokalipsin. Në fakt ngjarje të tilla, të shkaktuara nga sulmet kibernetike, kanë ndodhur.

Ato janë realizuar nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, si dhe nga Koreja e Veriut kundër industrisë amerikane të filmit. Lufta kibernetike, ofron mundësinë e shkatërrimit të industrisë, infrastrukturës, mbrojtjes konvencionale dhe sistemeve financiare të një armiku, përmes përdorimit të sulmeve softuerike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here