6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KURIOZITETE Historia magjepsëse e Vikingut të fundit: Eksploratori i famshëm Roald Amundsen

Historia magjepsëse e Vikingut të fundit: Eksploratori i famshëm Roald Amundsen

Roald Amundsen, ishte një eksplorues norvegjez i rajoneve polare. Ai ishte njeriu i parë që mbërriti në Polin e Jugut. Amundsen lindi në Borge, në rrethinat e Sarpsborg në Norvegjinë Juglindore, në një familje pronarësh dhe detarësh norvegjezë.

Pasi u impresionua shumë gjatë një vizite në Fridtjof Nansen në Grenlandë në vitin 1888, ai vendosi të bëhej një eksplorues. Amusen iu bashkua ekspeditës së tij të parë në vitin 1897, të udhëhequr nga Adrien de Gerlashe. Anija “Belgjika”, u bë anija e parë dimërore që lundroi drejt Antarktidës.

Në bordin e saj ishte edhe mjeku dhe eksploruesi polar amerikan, Frederik Kuk. Ky e shpëtoi në një momente kuipazhin nga sëmundja e skorbutit, duke i detyruar ata të hanin mish të freskët në vend të atij të konservuar, një leksion i rëndësishëm për ekspeditat e ardhshme të Amundsen.

Amundsen e braktisi ekspeditën kur mësoi se sipas një marrëveshje të fshehtë midis de Gerlashe dhe klientëve të tij, anija duhej të lundronte gjithmonë nën drejtimin e një kapiteni belg. Në vitin 1903, Amundsen drejtoi një tjetër ekspeditë në bordin e “Gjøa”, duke qenë i pari që arriti të kryente kalimin e plotë në veriperëndim.

Ata udhëtuan përmes Gjirit Bafin në bregun verior të Alaskës, ku anija kaloi 2 dimra. Gjatë kësaj periudhe, ai studioi popujt e veriut. Roald filloi të vishej si ata, dhe mësoi se si të ngiste slitat me qen. Një vit më vonë, anija e tij arriti në Ngushticën e Beringut.

Më pas, Amundsen vendosi të shkojë në Polin e Veriut. Por në shtator 1909, u përhap lajmi se Frederik Kuk, dhe disa ditë më vonë Robert Peri, pretenduan se kishin arritur në Polin e Veriut.Ai ndryshoi rrënjësisht planet e tij. Vendosi të shkonte në Antarktidë, dhe nga aty të përpiqej të arrinte në Polin e Jugut.

Sidoqoftë, ai e mbajti të fshehtë këtë ndryshim të kursit, përveç disa personave të brendshëm. Vetëm në gushtin e vitit 1910, ai bëri një ndalesë në Funkaluze, ku i njoftoi anëtarët e tij të ekspeditës mbi synimin që kishte. Edhe pse u befasuan plotësisht nga njoftimi, të gjithë ranë dakord me planin e tij, edhe pse Amundsen u ofroi mundësinë që ta anulonin kontratën e tyre.

Vëllai i tij Leon e bëri publik lajmin në një konferencë shtypi që mbajti në Oslo më 1 tetor, ndërsa u lajmërua me telegram edhe eksploratori britanik Robert Skot. Ky e mësoi lajmin kur u ankorua në Melburn të Australisë më 12 Tetor, në rrugën drejt Antarktidës, në një përpjekje për të arritur vetë i pari në Polin e Jugut.

Anija e tij “Fram” u ankorua në Gjirin e Balenave në 14 Janar 1911. Amundsen vendosi ta ndërtojë bazën e tij në Framheim, ose rreth 90 km më afër polit sesa baza e Skot. Mëngjesin e 4 shkurtit, aty mbërriti një vizitor i papritur:Terra Nova, anija e Skot. Britanikët panë se si rivali i tyre i drejtpërdrejtë, kishte siguruar një pozicion fillestar të shkëlqyer.

Në vitin 1918, Amundsen nisi një ekspeditë me një anije të re, Maud, të bashkë-financuar nga parlamenti Norvegjez, për të lundruar në Kalimin Verilindor. Anija u largua nga Tromsø më 16 qershor. Por shumë shpejt ajo u përball me një akull çuditërisht të fortë që nuk çahej. Në këto kushte, Amundsen vendosi më 18 shtator që ta kalonte dimrin në brigjet veriore të Siberisë në Kepin Çeljushkin.

Por problemet u shtuan. Në fund të Shtatorit, Amundsen pësoi një frakturë të rëndë në shpatullën e majtë pas një incidenti. Plagët sapo i ishin shëruar kur një ari polar e sulmoi atë më 8 nëntor, duke i shkaktuar 4 plagë të thella në shpinë.

Më 10 dhjetor 1918, ai pësoi helmim me monoksid karboni gjatë punës së tij shkencore. Ai u rikthye në normalitet pas disa orësh, por mjeku i anijes Oskar Uister e pa atë episod:“Kjo ishte një histori e keqe, dhe zemra e tij nuk është shëruar prej saj”.

Anija mundi të dilte nga akulli vetëm më 18 janar 1919. Por edhe në muajt që pasuan, ajo bëri përparim të ngadaltë. Më 23 shtator të atij viti, Amundsen u detyrua të dimërojë sërish në brigjet e Siberisë, pranë ishullit Ajon. Planet për të arritur Polin e Veriut me slita u braktisën.

Gjatë dimrit të dytë, Amundsen vendosi të lundronte vetëm në Alaskë me anijen e tij.

Disa anëtarë të ekuipazhit vizituan dhe vëzhguan popullsinë lokale të bregdetit të Siberisë Veriore. Amundsen lejoi dy burra të shkonin në Diksonto për të udhëtuar, por ata vdiqën gjatë rrugës. Vetëm në fillim të marsit 1920, Maud arriti t’i shpëtonte sërish akullit.

Në atë kohë, morali i ekuipazhit kishte rënë në minimum. Më 20 korrik 1920, anija mbërriti më në fund në Nome, Alaskë, pas 2 vjetësh. Amundsen fluturoi me avion nga atje për në Siatëll të SHBA-së, dhe pjesa tjetër e udhëtimit të Maud vazhdoi pa të.

Në vitin 1925 ai fluturoi bashkë me Linkoln Ellsuorth dhe 4 të tjerë në kordinatat 87 ° 44‘ në veri me 2 avionë. Ishte gjerësia gjeografike më veriore e arritur ndonjëherë nga avionët. Vitin që pasoi, Amundsen, Ellsworth dhe inxhinieri aeronautik italian Umberto Nobile ishin të parët që kaluan Polin e Veriut në bordin eavionit Norge.

Ata u larguan nga Spitsbergen më 11 maj 1926, dhe u ulën në Alaskë dy ditë më vonë.

Amundsen u zhduk në një aksident ajror në Oqeanin Arktik në vitin 1928, ndërsa ishte në një mision shpëtimi për Nobilen, që ishte bllokuar në udhëtimin e tij të dytë polar me avionin “Italia”.

Avioni i tij nuk u gjet kurrë. Në shkurtin e vitit 2009, Marina Detare Mbretërore Norvegjeze, nisi një kërkim të ri për trupin e Amundsen. Më 5 shtator 2009, u njoftua se Flota Detare kishte dështuar në misionin e saj. Deri më sot nuk ka qene e mundur gjetja e trupit të eksploratorit të famshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Godinat më të bukura të botës

Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën prestigjioze të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota.

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur...

Recent Comments