Një dokument që gjendet në faqen e internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane CIA, bën një pretendim të bujshëm: Adolf Hitleri i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore.

“Cimelody-3 (një emër i koduar) u kontaktua më 29 shtator 1955 nga një mik i besuar që shërbente nën komandën e tij në Evropë, dhe që aktualisht po banon në Marakaibo.

Shoku i Cimelody -3 deklaroi se gjatë fundit të shtatorit 1955, Filip Sitroen, ish-truproja gjermane SS, i deklaroi atij në mënyrë konfidenciale se Adolf Hitleri është ende gjallë.

Sitroen tha se “meqë kanë kaluar 10 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, aleatët nuk mund ta ndjekin më penalisht Hitlerin si një kriminel lufte”, thuhet në dokument.

Burimi i informacionit mendoi se kjo duhej raportuar në selinë e CIA-s në Venezuelë, për të ndarë shapin nga sheqeri. Për më tepër, ekziston edhe një foto e supozuar e Fyhrerit. “Më 28 shtator 1955, miku i Cimelody -3, mori me vete fotografinë së cilës i referohej në bisedën e parë”.

Më 29 shtator 1955, fotografia iu tregua Cimelody-3 për të parë reagimin e tij ndaj vërtetësisë së mundshme të kësaj historie fantastike. Në memon e deklasifikuar, fotoja është bashkangjitur, ku shihet një shënim “Adolf Shritelmajor” në Tunga të Kolumbisë në vitin 1954, i ulur pranë një shoku.

“Personi në të majtë pretendohet të jetë Sitroen, ndërsa ai në djathtë është padyshim personi për të cilin Sitroen pretendon se është Hitleri”, thuhet më tej në dokumentin dikur tepër sekret.

Imazhi i njeriut në fotografinë e supozuar i ngjan qartazi udhëheqësit nazist, që zyrtarisht dihet se kreu vetëvrasje më 30 prill 1945 në bunkerin e tij në Berlin, për të mos u kapur i gjallë nga Ushtria e Kuqe.

Për vite me radhë, teoritë e shumta konspiracioni kanë pretenduar se komanda e lartë naziste u arratis në Amerikën e Jugut, përfshirë liderin kryesor. Teoritë mbi mbijetesën e Hitlerit janë përqendruar përgjithësisht rreth Argjentinës, dhe jo Kolumbisë.

Madje, supozohej gjerësisht se ai do të maskohej shumë, duke mos mbajtur emrin e tij të parë dhe duke mos u dukur njëlloj siç e njohu e gjithë bota, gjatë konfliktit më të përgjakshëm në historinë njerëzore. Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara bëri publike ​në vitin 1944 disa modele rreth mënyrës se si ai mund të përpiqej të maskohej, nëse do të arratisej nga Gjermania.

Sovjetikët dhe Federata Ruse, pretenduan për vite me radhë se kishin disa mbetje të Hitlerit. Edhe pse trupi i tij dhe i bashkëshortes Eva Braun, u dogjën me nxitim. Por ende Moska pretendon se arriti të marrë mbetjet e pjesshme.

Por rusët u vunë në siklet në vitin 2009, kur një shkencëtar amerikan u lejua të ekzaminonte kafkën për një orë, duke arritur në përfundimin se kafka i përkiste padyshim një femre dhe jo një mashkulli, dhe se viktima ishte një person i moshës 20-40 vjeç, dhe jo 56 vjeç sa ishte mosha kur raportohet se ka vdekur Hitleri.

Por FSB, shërbimi sekret rus, e hodhi poshtë përfundimin e ekspertit Nik Bellantoni nga Universiteti i Konektikatit. Historia sovjetike e trajtimit të mbetjeve menjëherë pas vetëvrasjeve, është e mbushur me mospërputhje.

Duket se Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja e morën seriozisht në konsideratë si mundësi, nëse Hitleri nuk kishte vdekur në bunkerin e tij. Kur ra Berlini, ishte kaos. Disa nazistë të moshuar dhanë emra të rremë dhe mbijetuan si ushtarë të rregullt pa u zhvendosur nëpër kampet sovjetike.

Disa u maskuan si të kishin vdekur, të tjerët përdorën rrjetet ekzistuese për të dalë nga Gjermania. Inteligjenca amerikan zotëron foto të Hitlerit në moshë të thyer”, thotë një zyrtar i mbrojtjes.

Gjithsesi, ai thotë se shansi që Hitleri të jetë arratisur në Amerikën e Jugut ishte 5 për qind. “Ndërsa kjo hipotezë është e dyshimtë dhe jashtë karakterit të Fyhrerit, historia e KGB është shumë më e thjeshtë dhe më e besueshme: se ai jetoi për vite të tëra në Amerikën e Jugut”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here