Seversk: Prodhon plutonium për armët bërthamore. Mund të vizitohet, vetëm me leje të posaçme.
Viljuçinsk: Njihet për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore. Ka tunele të fshehta, që shërbejnë si strehë për nëndetëset e flotës ruse.
Zareçni: Ka një central të madh bërthamor. Asnjë banor nuk lejohet të largohet nga qyteti.
Norilsk: Kompleksi më i madh metalurgjik në botë. Aty ndodhen raketat balistike ndërkontinentale.
Ozjorsk: Prodhuesi kryesor i plutoniumit. Dikur i mbijetoi një shpërthimi bërthamor 4 herë më toksik se në Çernobil.
Zheleznogorsk: Këtu janë prodhuar sisteme të ndryshme hapësinore ruse.
Mirni: Një nga qytetet e pakta ruse, nga ku mund të lëshohen raketat balistike.
Shikani: Qendra kryesore e prodhimit të armëve kimike ruse.
Sarov: Një nga qendrat më të mëdha ruse për kërkimin bërthamor dhe prodhimin e raketave.
Znamensk: Njihet për testimin e raketave. Në vitet 1950, dyshohet se aty u përplas një UFO.