6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home ART Të lumtë pushka, Kupe Dane! Kânga jote m’katër ane!

Të lumtë pushka, Kupe Dane! Kânga jote m’katër ane!

NJË FISNIK PËRMBI FISNIKË

Nga fototeka historike “Marubi”, fotografia e një burri të njohur në mbarë Shkodrën, si Kupe Danja. Ai kujtohet për gjestin shumë fisnik në kohën e pushtimit osman…

Kur Kupe Dania pa udhës dy asqerë osmanë që po ngacmonin një grua katolike, edhe pse i besimit mysliman i doli zot zonjës dhe pasi përplaset me ushtarët turq, i vret të dy!

Pra, i të njëtit besim me osmanët, Kupe Dane qëndroi e vrau zabitët, për një grua të tjetër besimi… sepse ishte shqiptare! Emri i tij edhe sot evokon shqiptarizëm, ashtu si motoja e hershme e shqiptarëve kundër pushtuesve:”Feja e shqiptarit është shqiptaria!”…

Poeti dhe intelektuali Arshi Pipa, i ka kushtuar vargjet e një poeme Kupe Danes, për aktin aq burrëror:

KUPE DANJA …

“Kû bân brryl kah Arra e Madhe
rruga e Tepes n’për livadhe
kishin ndenjë tue pí duhan
nji çaush, nji djál azgan,
bashkë me j tjetër mâ të rí,
turq të dy dhe suvarí.
Vjen nji grue me branavekë.
Fluturon, thue me i prekë
n’tokë pashmânga; posi krahë
letë shkon kindat tue ja rrahë
era e mbrâmes, degermís,
fjolla flokësh prej shamís
neper báll i janë përdarë…
« Mbrâmja e mirë oj nusja e mbarë!
Kam nji shoq, âsht pak qyqár!
Fort maraku n’ty e ka kapë:
lidhja sŷtë e bâ seváp! »

« Pse më lodhë, moj, kish ta dishe,
shega e âmbel devedishe!
Pse më lodhë e pse më bjerrë!
Bâhem gjarpën n’u ─ bâfsh ferrë!
Bâhem zog n’u ─ bâfsh qershí
fluturoj, mbi gem të rrí!
Ato duer, mori sulltanë
s’janë për vegjë e për gjylpânë!
Në mi dhânsh, moj, gjinj e gushë
me florinj kam me t’i mbushë,
me florinj e me inxhí,
e kam babën Kujunxhí
ja grabis, t’i bâj dhantí!»

Nalt n’minare thrret akshami;
vjen tue hjekë tespijt imami.
Ngjiten burrat prej pazari,
vijnë te pusi bri çinari.
N’patalok kû losin fmija
te bakalli, simiçija
ndrrohen gjindja tash e parë;
shkon talim nji tubë ushtarë.

Kupe Danja n’ato fjalë
vên tarabat, shkon me u-falë.
E qet rruga andej me rá,
shef me sŷ, nuk don me pá.
Shef me sŷ, vjen tue u-ndezë:
« Turp e mârre! faqe e zezë!
Kaq u-bâna, kët hatá
s’e kam ndie as s’e kam pá! »
Kupe Danja llafepaku
tha nji fjalë, e ndjeu sokaku:
« S’âsht për búrr me ngucë çarçafë,
me i rá kot të vorfnit n’qafë! »
Nuk pat sosë kur briti grueja:
« Mjera vetë qi ndodha e hueja!
Mjera vetë ndër gjithkta njerz
qi m’la turku sot pa erz! »
Kupe Danja hodhi krahun:
« Mosni burra, pashë Allahun! »
« Dashke gjobën ti daí?
Kthen çaushi si n’mahí:
Kû po t’hiqet ashkel tye? »
Gjimon trimi tue shpërthye:
« Páç nishane, ngrì qofsh n’ár
i thonë erz, s’blehet n’pazár!
I thonë erz, nuk i thonë krande…»
« Kupe Danja, n’dore tânde!»
Kupe Danja doren n’brez:
« A po shkoni, faqezez? »
Vrret çaushi shokut t’vet:
« Bjeri qenit se na mbet! »
Mâ s e ngjati, i hoqi gisht…
« Ndihmo Zojë e Jezu Krisht! »
Krisi pushka, u kuq kalldrâmi:
Kupe Danes i mbet nami.

Kupe t’dalshin mendt e krés,
çka t’u-desht ty kjo ngatrresë!
Báne hasmin tánd me qeshë
vrave turk për nji kaurreshë!
« Agallarë, ju mos u-idhnoni!
Feja, fé… por âsht zakoni!
âsht kanuni qi la i pari:
mârre e dhunë nuk bân shqiptari.
Më rá ndore, ndodhi grue…
Kush e kah s âsht punë për mue.
Se qilloj për katolik:
i ndihmoj kur âsht n’rrezik,
e kam shoq s e kam anmik.
I ndihmoj si m’ka ndihmue:
sot atij e neser mue.
Ndryshe kém Bajram e Pashkë
besë e bderë i kemi bashkë!
Kët rrezik s e deshta i ngrati,
borxh m’u bâ… qilloj sahati.
Nuk jam trim qi bâj trimní,
nuk kam emën, pasuní.
Jerevi më ka lanë baba
kam dugâjë me trí taraba.
Po s e thot as robi as Zoti
me u-poshtnue kotnasikoti,
me durue qi n’votër tande
kur t’i teket kur ti kande’
nji kopuk prej Anadollit
me t’i ba paçaver sqollit
gjithshka ma për zemër ké,
qi pa to, e bafsha bé
kot me bâ hije mbi dhe! »

Mori fjala mal e kodër.
Qofsh e parë gjithmone, o Shkodër!
Të lumtë pushka, Kupe Dane!
Kânga jote m’katër ane!

Nget bimbashi, nji harap:
« Do ta rrjepi posi sqap!
Zênje Kupen gjallë a vdekë:
ka guxue n’asqer me prekë! »

Thrret kasneci, bie nji lodër:
Qitni Kupen mori Shkodër!
S e qet Shkodra kurr Jakupin
se vrau t’flligunin, magjupin!
Mbos e mbajshin ana e vet
e mban prifti njizet vjet
me fërrlik e me sherbet!

U-çue pasha e prej inati
i muer gjindt ja hallakati,
i vû zjarmin me çka pati.
U-çue prifti, vendi mbarë,
shehërlij e katundarë,
me t’ungjillit e t’islamit,
turrevrap ju gjegjen dâmit.
Po n’at plâng e n’ato troje
mâ të bukur mbi rrenoje
ja goditën nji konak
me nji qoshk përmbi çardak.”

Arshi Pipa
Burgu i Gjirokastrës, 1950 /konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shumica e informacionit të rremë mbi vaksinat vjen nga vetëm 12 njerëz në rrjete sociale, zbulon studimi

Shumica dërrmuese e teorive të dezinformimit dhe konspiracionit anti-vaksinë Covid-19 e kanë origjinën nga vetëm 12 persona, gjeti një raport nga Qendra...

Çfarë ishte tregu reciprok në Shqipërinë e viteve ’40-’50?

Në vitin 1948, pas ndërprerjes së furnizimit me triska të fshatarësisë, filloi zbatimi i një sistemi të ri grumbullimi dhe furnizimi për...

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishet një kompani shtetërore italiane aktive...

Studimi më i ri / Ja sa zgjasin antitrupat kundër Covid19 në trupin tonë

Antitrupat e zhvilluar kundër Covid rezistojnë për një kohë të gjatë në të shëruar: konfirmimi vjen edhe një herë nga Vo ‘Euganeo,...

Recent Comments