6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KËSHILLA Si t’i lehtësoni dhimbjet e kockave dhe kyçeve

Si t’i lehtësoni dhimbjet e kockave dhe kyçeve

Dhimbjet e kyçeve, nyjeve dhe kockave kanë një ndikim të fortë në lëvizshmërinë e njeriut.Këto dhimbje, shkaktohen si pasojë e shumë problemeve dhe lëndimeve fizike por mund të nxisin edhe sëmundje të tjera si osteoartriti, reumatizma, e të tjera.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik mundëson lëvizjen e kyçeve, nyjeve dhe kockave.Nëpërmjet tij, muskujt dhe kockat bëhen më të fortë dhe më pak të ndikuara nga inflamacioni.Për më tepër, aktiviteti fizik ndihmon në elasticitetin e kyçeve dhe nyjeve dhe largon dhimbjet.

Ushqimet e duhura

Ekspertët rekomandojnë konsumin e më shumë ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3.Këtu përfshihen: farat chia, arrat, vaji i ullirit, frutat dhe perimet të cilat ndër të tjera janë të pasura edhe me antioksidantë.Këto ushqime ju ndihmojnë jo vetëm të humbisni në peshë por edhe të zbusni dhimbjet.

Vaji i ullirit

Vajin e ullirit mund ta ëprdorni për të masazhuar kyçet dhe nyjet dy herë në ditë.Ekspertët gjithashtu rekomandojnë konsumin e një luge e gjysmë me vaj ulliri në ditë, një sasi që ka të njëjtin ndikim si ibuprofeni.

Suplementët

Përveç ushqyerjes së duhur, ekspertët rekomandojnë konsumin e suplementëve të ndryshëm që mbështesin kockat, nyjet, kyçet dhe muskujt.

Ndër suplementët më të mirë ekspertët veçojnë: vitaminën D, kalçiumin dhe magnezin.Këto suplementë mineralesh dhe vitaminash janë të rëndësishme sepse ushqejnë dhe fuqizojnë kockat dhe kyçet.Përpos kockave, këto suplementë janë të rëndëësishëm edhe për shumë organe të tjera siç janë: truri, zemra, stomaku dhe mëlçia.Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e konsultave mjekësore përpara shfrytëzimit të çdo kure natyrale ose me suplementë.Mjeku duhet të jetë rregullisht i informuar për çdo ndryshim në nivelin e dhimbjes dhe ndikimin e saj në lëvizshmërinë e organizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments