6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home SOCIALE Pse ky është një nga fjalimet më të veçantë në histori?

Pse ky është një nga fjalimet më të veçantë në histori?

Njihet si sezoni i “commencement speech” në SHBA dhe i referohet periudhës kur njerëz të famshëm mbajnë fjalime për të motivuar studentët e diplomuar. Pavarësisht fjalëve të tyre, jo të gjitha fjalimet janë njësoj. Disa harrohen menjëherë, të tjerët mbushin titujt e gazetave. Por pak mund të arrijnë statusin që ka arritur fjalimi i Steve Jobs në Universitetin e Stanfordit në vitin 2005, që është më i suksesshmi i këtij lloji.

Një ikonë e biznesit dhe kulturës, bashkëthemeluesi i Apple ishte një figurë publike që mbeti enigmatik; po aq tërheqës sa produktet e reja të Apple. Pikëpamja e veçantë e Jobs, duke përdorur një sy estetik për krijimet e tij, ishte padyshim porta e suksesit të Apple: ishte teknologji e bërë e bukur. Por ashtu si Apple fshinte mënyrën se si krijoheshin produktet, ashtu edhe Jobs ishte një figurë interesante, por misterioze.

Kur ai fliste, njerëzit e dëgjonin dhe rrallëherë Jobs tregonte detaje si në rastin me të diplomuarit në Kaliforni.

Fjalimi i Jobs u përqendrua në tri histori nga jeta e tij: një, në të cilën ai tregon një anekdotë për braktisjen e kolegjit; një tjetër, në lidhje me mësimet që mori kur u pushua nga puna në Apple në vitin 1985; dhe së fundmi, reflektimet e tij mbi vdekjen.

Nëse dy historitë e para lidheshin me rëndësinë për të besuar te vetja, e treta ishte më e thellë. Në vitin 2005, Jobs po përballej me periudhën e parë të kancerit, pas një operacioni të suksesshëm.

“Kjo ishte periudha më e afërt me të cilën kam qenë përballur me vdekjen dhe shpresoj të jetë më e afërta për disa dekada të tjera.”

Të përshkruante vdekjen ishte për të “me gjasë shpikja e vetme më e mirë në jetën e tij”.

“Të mbash mend se do të vdesësh është mënyra më e mirë që unë di në mënyrë që të shmang grackën e të menduarit se kam diçka për të humbur”, u tha ai të diplomuarve.

“Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni duke jetuar jetën e dikujt tjetër … Kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi tashmë e dinë se çfarë dëshiron vërtet të bëhesh.”

Për fat të keq, Jobs nuk i pati kurrë dekadat e tjera, pasi ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2011, kur ishte 56 vjeç. “Vdekja e tij e forcoi fjalimin në mendjen e të gjithëve,” thotë Carmine Gallo, një trajner dhe autor i komunikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë

GJON GAZULLI (1400-1465): Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë (Dubrovnik-Kroaci), Venecia & Padova. Iluminist, historian, dijetar, filozof, shkencëtar, pedagog, diplomat, këshilltar dhe...

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Recent Comments