Ndërsa e doni dhe e përdorni telefonin çdo ditë për pothuajse gjithçka, atëherë ka disa gjëra që duhet t’i dini, pasi privatësia juaj rrezikohet. Për shembull janë disa aplikacione që i marrin të dhënat pa lejen tuaj. Kjo do të thotë që ju duhet të forconi privatësinë e telefonit tuaj. Përdorimi i një programi antivirus nuk mjafton për të penguar hakerat që të hyjnë te të dhënat tuaja.

Më poshtë ju sjellim 8 këshilla sigurie që do të ndalojnë vjedhjen e të dhënave personale.

1. Mos i dërgoni para dikujt që pretendon se është një mik apo anëtar i familjes. Kur flisni me të në telefon përqendrohuni te toni i zërit të tij, pasi të jeni të sigurt se ata nuk ngjasojnë. Ata ndoshta do të përpiqen të tingëllojnë shumë të shqetësuar dhe t’ju thonë se si t’u dërgoni para menjëherë.

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

Pasi ta mbyllni telefonin, telefononi numrin e personit që mendoni se ju mori dhe pyeteni nëse ju ka marrë vërtet. Po ashtu telefononi edhe numrin ku ju mori personi që ju kërkoi para. Nëse kanë arritur ta hakerojnë atë telefon, ju nuk do ta telefoni dot.

2. Mos e karikoni telefonin tuaj në stacionet publike, aty ku i karikojnë telefonat të tjerët. Ka disa raste ku vendosen edhe vende për karikim telefoni në vende publike, vetëm për t’ju hakeruar të dhënat. Nuk e dalloni dot se cili stacion karikimi është i vërtetë ose jo dhe cili po ju hakeron të dhënat. Ndaj bëni mirë ta shmangni këtë!

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

3. Përdorni një VPN kur hyni në WiFi publik. VPN-ja kripton të dhënat tuaja kështu që janë të palexueshme kur dërgohen në një rrjet publik.

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

4. Shkarkoni një aplikacion menaxher fjalëkalimesh për të ruajtur fjalëkalimet tuaja.

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

Problemi me fjalëkalimet te shumica e njerëzve është se ato janë shumë të zakonshme dhe se ripërdoren në shumë llogari. Në vend që t’i shkruani ato te Note, mund të shkarkoni një aplikacion për menaxhimin e fjalëkalimeve. I vetmi fjalëkalim që duhet të mbani mend është ai që zhbllokon bazën e të dhënave.

5. Fshini shpesh historinë (browsing history, cookies, dhe cache)

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

Hakerët shpesh do të përdorin cookies që ju keni përdorur për të hyrë në telefonin tuaj, madje pa pasur fjalëkalim. Cookies gjithashtu ruajnë shumë informacione personale si të dhënat e bankës, diçka që një haker mund ta përdorë në avantazhin e tij.

6. Shkarkoni aplikacione vetëm nga Apple ose Google Play Store.

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

7. Shkarkoni një aplikacion për të fshirë të dhënat tuaja nga distanca, kjo për rastet kur ju humb telefoni dhe nuk doni që të dhënat tuaja të bien në duar të gabuara.

8 këshilla si të mbroni të dhënat në telefon!

8. Mos e lini Bluetooth të aktivizuar gjatë gjithë ditës. Gjëja më e zakonshme dhe e rrezikshme që mund të ndodhë është që hakerat të kenë qasje në informacionin tuaj personal. Ata mund të përhapin malware dhe viruse të tjera në telefonin tuaj përmes Bluetooth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here