6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KËSHILLA 6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë...

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë veshkat!

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj. Ata janë përgjegjëse për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe filtrimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme.

Por, ja që disa ushqime që ju konsumoni vazhdimisht, i dëmtojnë ato.

Se cilat janë ato ushqime, dritare.net jua tregon më poshtë!

1. Avokadot

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Edhe pse avokadot njihen për vlera të larta ushqyese, ngënia e tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat. Arsyeja është se ky frut ka shumë kalium. Kaliumi i tepërt në gjak mund të shkaktojnë probleme serioze.

2. Mishi

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Ngrënia e tepërt e mishit mund të shkaktojë probleme në veshka, sepse proteinat e kafshëve janë të vështira për t’u metabolizuar. Kjo e bën eliminimin e produkteve të mbeturinave një barrë për veshkat.

3. Kripa

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Një dietë e shëndetshme duhet të ketë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ata mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.

4. Bananet

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë është thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo do të thotë të kufizoni konsumin e disa ushqimeve si bananet, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë të kaliumit, i cili është i dëmshëm për veshkat dhe i bën ato të mos funksionojnë siç duhet.

5. Bulmeti

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos apo djathë mund të shkaktojnë probeme me veshkat. Kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmban bulmeti.

6. Portokalli ose lëngu i portokallit

6 ushqime që konsumoni shpesh, por nuk e dini që ju dëmtojnë

Portokalli dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori por përmbajnë shumë vitamina C dhe nivele të larta kalimumi. Siç e thamë, kaliumi është i dëmshëm për veshkat, nëse e merrni në sasi të mëdha./E.B-dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments