6.1 C
Pristina
Monday, January 17, 2022
Home KURIOZITETE Një dinosaur mes nesh, zbulohet veza me embrionin 72 milionë vjeçar në...

Një dinosaur mes nesh, zbulohet veza me embrionin 72 milionë vjeçar në Kinë

Nga gurët mund të dalë një mrekulli. Në një fosil të gjetur në Ganzhou të Kinës, shkencëtarët zbuluan një embrion 72 milionë vjeçar të një veze dinosauri.

I quajtur “Baby Yingliang”, embrioni i përket një grupi dinosaurësh Theropodë pa dhëmbë të quajtur Oviraptorosaur. Mendohet se ata jetuan gjatë periudhës së Kretakut, 145 deri në 66 milionë vjet më parë, në Azi dhe Amerikën e Veriut.

“Ky është një nga embrionët më të ruajtur mirë që është zbuluar ndonjëherë dhe raportuar në shkencë. Ngaqë është në gjendje të mirë, ne mund ta shohim qartësisht qëndrimin e tij dhe kjo na lejon ne ta krahasojmë me dinosaurët e tjerë, po ashtu edhe me zogjtë modernë”, tha Fion Ëaisumma, studiuesja e embrionit.

https://a2news.com/video/nje-dinosaur-mes-nesh-zbulohet-veza-me-embrionin-72-milione-vjecar-ne-kine/

Zbulimi më interesant për shkencëtarët është qëndrimi brenda vezës. 

“Në kohët moderne, zogjtë kanë një sjellje unike të quajtur strukja. Nisur nga dita e 17, ata mbështillen duke vendosur kokën mes dy këmbëve dhe më pas deri në ditën e 20 ata nisin të lëvizin deri në marrjen e një qëndrimi final ku vendosin peshën e duhur në kokë, veprim i cili i ndihmon të thyejnë vezën, për të dalë jashtë saj”, sqaron studiuesja.

Nga ekzaminimet fillestare nga shkencëtarë të vezës së fosilizuar, kanë dalë prova konkrete që mbështesin idenë që zogjtë modernë kanë evoluar nga dinosaurët. Veza ka një gjatësi prej 17 centimetrash, ndërsa dinosauri brenda saj ka një gjatësi prej 27 centimetrash, nga bishti te koka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lufta guerile e Ahmet Selacit, Bislim Bajgores, Ukshin Kovaçicës e Adem Vocës për liri dhe pavarësi pas ripushtimit të Kosovës 1944

Në luftën e ashtuquajtur nacionalçlirimtare në Kosovë u inkuadruan një numër i konsiderueshëm i të rinjëve shqiptarë. Disa syrësh, si Ali Shukriu,...

6 sëmundjet, simptomat e të cilave ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera

Ataku i zemrës/ataku i panikut Ndonjëherë është shumë e vështirë të dallohet një goditje në zemër nga një atak...

“Pa në ëndërr Enver Hoxhën,për këtë arsye vuajti 7 vjet në Spaç”

“Në fundin e viteve ’70-të, teksa shkruante veprën e tij të famshme “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare...

Nënë Tereza e dinte pse po përdorej nga Tirana!

Ben Andoni “Në këtë intervistë për “Milosao”, një nga studiuesit më të mirë të saj, shqiptaro-britaniku Gëzim Alpion më...

Recent Comments