Është për t`u habitur se sa herët në kohë ka filluar interesimi serioz për Shqiptarët. Amerika ishte dhe është engjëll mbrojtës për ne. Kjo u tregua edhe në vitin 1999 u bombardua Beogradi për shkakun tonë. Sa jemi të falënderues hëm për të kujdesin amerikan ndaj nesh.? Sidoqoftë, e kemi edhe atë lloj që janë të lidhur me shumë kë e jo me ata që duhet .
Pse grekët nuk i lejonin shkollat shqipe në Shqipëri ? “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.” e shkruante Kadare

Zonjusha Ellen M. Stone thotë: “Raporti i bashkëngjitur për shkollën tonë të vetme në Shqipëri – dhe e vetmja shkollë në të gjithë Shqipërinë ku përdoret gjuha shqipe – jep një ide mbi punën e guximshme të këtyre dy të diplomuarave tona prej Kolegjit të Konstandinopojës. Zonjusha Sevasti Qiriazi u diplomua më 1891, ndërsa motra e saj, Parashqevia, mbaroi universitetin në qershor të vitit 1904. Uroj që njerëzit ta duan dhe të luten për këtë shkollë të vetmuar.”
Kur shkolla e parë shqipe e vashave në Korçë, 7 vjet pas çeljes së saj, (1891-1908), rrezikonte të mbyllej, motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi kërkuan mbrojtjen dhe përkrahjen financiare të misionit protestant anglo-amerikan. Nuk vonoi shumë dhe ata dërguan njerëzit e tyre. Më 26 mars 1908 mbërritën në Korçë bamirësit protestantë amerikanë Rev. Phineas Barbour (Barber) Kennedy dhe zonja e tij Violet R. (Bond) Kennedy, bijë e misionarit protestant Luis Bond. Sevastia nuk po u besonte syve: Bordi amerikan me qendër në Boston kishte dërguar në Korçë shoqen e saj të fëmijërisë Violet Bond.

A e dimë që amerikanët Rev. Phineas Kennedy dhe zonja e tij Violet Kennedy, ishin engjëjt mbrojtës të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë ?
Sevastia e njohu z. Rev. Phineas Kennedy dhe shoqen e saj të fëmijërisë Violet Kennedy me vështirësitë që kishte kaluar shkolla shqipe e vashave. Intrigat dhe sulmet e klerikëve të kishës greke në Korçë nuk kishin pasur kurrë të pushuar. Gjithçka gjendet e shkruar edhe në kronikat e kohës: “U fol shumë se gjoja shkolla e re synonte t’u prishte fenë ortodokse shqiptarëve, se, duke frekuentuar atë shkollë, vajzat do të bëheshin protestante, se rruga e shkollës shqipe dhe gjuha e përdorur në të ishte në kundërshtim me parimet fetare dhe me mësimet e Krishtit etj, etj. Njëkohësisht përhapën fjalë nëpër qytet se prindërit myslimanë që do të dërgonin fëmijët e tyre në këtë shkollë do të internoheshin menjëherë nga autoritetet qeveritare”.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, dhespoti i Korçës kishte kërkuar vrasjen e Gjerasim Qiriazit. Në pragvjeshtën e parë u tentua atentati i parë, dy muaj më vonë u tentua për herë të dytë. Fatmirësisht vrasësit u zbuluan në kohë në të dy rastet. Patën frikë ta shkrehnin armën. Mësonjëtorja ishte nën mbrojtjen e misionit anglo-amerikan, dhe kjo gjë u shkaktonte frikë. Nuk mund të dilnin hapur. Megjithatë, Mitropolia e Korçës ia arriti qëllimit. Kur Gjerasimi pati një gjendje jo të mirë shëndetësore, njerëzit e kishës bashkëpunuan me mjekët. E helmuan më 4 janar 1894, kur ishte 32 vjeç.
“Ata (klerikët grekë) mund të kërcënojnë prindërit dhe fëmijët , por ne do të vazhdojmë t’i mbajmë brenda shkollës në konvikt dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të më marrin mua nga shtëpia me forcë – sepse unë kurrë nuk do të lejoj të mbyllet kjo shkollë’’.( shkruante Phineas B. Kennedy )
Ardhja e Kennedëve në Korçë u prit me kënaqësi të veçantë. Këtë të vërtetë e gjejmë edhe te një artikull përmbledhës për ta, të cilin po e sjellim paksa të shkurtuar:
“…Zoti dhe zonja Kennedy në vendin tonë kanë një lidhje miqësie dhe dashurie që zë vendin e parë në kronikën e lëvizjes shoqërore shqiptare të shekullit të njëzet.
Z. Kennedy, ky amerikan shpirtmirë, ka ardhur në Shqipëri më 1908. Gjatë këtyre 29 vjetëve aktivitetin e tij, këshillat e tij i ka pasur për shqiptarët dhe për vendin tonë. Nuk ka dhënë kontributin e tij vetëm në edukime dhe ngushëllime morale, po ka shtrirë dorën dhe me të holla për fatkeqit. Si i ngarkuar nga Kryqi i Kuq e nga të tjerë mirëbërës amerikanë në kohërat më tëvështira t ‘okupacionit të huaj në Shqipëri, ka shëtitur dhe nëpër fshatra për të shpërndarë ndihma në të mjeruarit. Për të mos hequr dorë nga qëllimi dhe nga parimet e tij të përcaktuara ka duruar me stoicizëm të gjitha peripecitë e vështirësitë. E kanë shtrënguar disa herë nevoja të lërë Shqipërinë e të vejë në Amerikë që prej 1908, po asnjëherë nuk e harroi vazhdimin e misionit në këtë vend që i ka dashur aq fort, veçanërisht në Korçë e në qarkun e këtij qyteti. Z. Kennedy ka fituar një popullaritet me rrënjë. Në tërë kohën që veproi, shkolla e tij në edukatë e në metoda të ndjekura, u gjend një njeri i denjë për barrën q ‘i qe besuar. Aktivitetin e tij e ka përdorur në të gjitha sheshet që kanë pasur nevojë shqiptarët. Qytetarë dhe fshatarë kanë gjetur pranë tij lehtësira e udhëzime për shumë çështje dhe korrespondenca që kanë patur të bëjnë me Shtetet e Bashkuara. Për njerëz më terë kuptimin e fjalës, altruistë si zoti Kennedy dhe Zonja Kendey bota shqiptare duhet të jetë mirënjohëse. Për njerëz që nuk lëvizin këmbë e duar për rroga, po bashkë me lodhjen tretin dhe pasuri për t’u fshirë lotët fakir-fukarasë, shoqëria duhet të jetë shumë detyronjëse…”

Gazeta e Korçës, e martë 13 prill 1937)Rev. Phineas Kennedy dhe zonja e tij Violet Kennedy qëndruan deri në vitin 1939. Ata do te mbahen mend gjithashtu për shkollën e parë amerikane në vendin tonë.
“Arsimi dhe pedagogëja amerikane e kanë zanafillën e tyre në Shqipëri që në vitin 1908, atëherë kur erdhi në Korçë çifti amerikan Violeta e Fines Kenedi”. (I. Gogaj: Shkolla teknike e Harri Fulci, f.7)
Ju faleminderit Amerikë që jeni me ne !

Fahri Xharra,19.02.17
Gjakovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here