Dëshira për dhunë
Në Romë dhuna që përfundonte në vrasje ka qenë argëtim publik. Në Colesium ekzekutoheshin skllavët, gladiatorët e vritinin njeri tjerin, i vritnin shtazët dhe anasjelltas. Ekzekutoheshin edhe qytetarët romakë nëse ata ishin të krishterë për shkak se konsiderohej se ky religjion, i ardhur nga shkretëtirat e Lindjes, do ta shkatërronte perandorinë.
Gratë e krishtera, para se të vriteshin, dhunoheshin (seksualisht) nga njerëzit (maniakët seksual) e më shumë nga shtazët. Pra, i detyronin gratë që të kenë mardhënie seksuale edhe me shtazë. Dmth së pari poshtëroheshin e pastaj vriteshin mizorisht. E tërë kjo ishte spektakël dhe ndodhte para 75 000 shikueseve që qëndronin në tribinat e amfiteatrit e kënaqeshin.
Trajani (53-117) e organizoi spektaklin më të madh të këtillë për ta festuar okupimin e Dacisë apo Rumanisë së sotme. Festivali zgjati 123 ditë pa ndërprerë ku u vranë 9 138 gladiatorë dhe 11 000 shtazë.
Ky ka qenë argëtimi i njeriut të atëhershëm, i cili sot duket më shumë se i gërditshëm. Njerëzit sot ndoshta nuk do t’i shikonin ‘live’ këto spektakle jo njerëzore, por në filmat e sotëm kjo temë, pra vrasjet masive dhe dhunimet e ndryshme, sidomos ndaj të dobëtit dhe gruas, janë mjaft prezente. Pra, dëshira e njeriut për argëtim me dhunë, nuk ka vdekur me Perandorinë Romake. /InforCulture.info