6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Kultura e Bërnicës së poshtme

Kultura e Bërnicës së poshtme

Pas një periudhe të riteve të perziera të varrimit në periudhën e bronzit të mesëm, riti me djegie është më dominues nga bronzi i mesëm deri në fillimin e periudhës së hekurit. Në fillim të hekurit të hershëm ritime vendosje të trupit fillon që të jetë më dominues së Ballkan por në disa rajone riti me djegie të trupit vazhdoi që të përdorej. Në fund të bronzit të mesëm dhe në bronzin e vonë paraqitet një kulturë e re në Ballkan. Kjo kulturë u emërua në bazë të gjetjes së saj për herë të parë, pra në fshatin Bërnicë e Poshtme i cili gjendet afër Prishtinës. Lokalitete të kësaj kulture deri më tani janë gjetur në: Kosovë, Maqedoni, Sërbi dhe Bullgari(?).Kultura e Bërnicës së Poshtme karakterizohet me nekropole të dysta dhe me vendbanime në kodra dhe në toka të ulta (rrafshe/fusha). Riti i varrimit në nekropolet e kulturës së Bërnicës së Poshtme është me djegie të trupit ku mbetjet janë vendosur në urnë dhe janë varrosur në varre të dysta me konstruksion në gropa të cekëta. Varret mund të jenë individuale ose grupore. Vendbanimet e kulturës së Bërnicës së Poshtme gjenden në rrafshe dhe në kodra të mbrojtura nga natyra ose me fortifikata të bëra nga njeriu. Kjo kulturë u shfaq në Ballkan nga shekulli XIV p.K. Në Kosovë gjenden të gjitha format e qeramikës nga shtresat më të hershme të kësaj kulture. Jetëgjatësia e kësaj kulture në Ballkan është relativisht e shkurtër. Në Kosovë nuk gjenden qeramikat me kanilyra të tipit të periudhës së hekurit I të pellgut të Moravës që dëshmon se kultura e Bërnicës së Poshtme në këto territore kishte karakter stacionar dhe ka ardhur nga popujt të cilët ishin duke migruar nga veriu i Ballkanit në drejtim të botës Mikenase duke përdorur luginat e lumenjve. Këtë gjë e dëshmojnë vendbanimet e djegura në fund të periudhës së bronzit
© Edmir Poniku
Per me shume : https://www.academia.edu/…/Kultura_e_B%C3%ABrnic%C3%ABs…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments