Fortifikimi është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pozitë të rëndësishme strategjike në veri-perëndim të lumit të Fanit të Vogël, ku ka kaluar rruga e hershme që ka lidhur Lezhën me Prizrenin dhe trevat e tjera lindore. Fortifikimin tradita vendase e lidh me familjen fisnike arbërore të Blinishtëve (shek. XIII-XIV).

Sipas albanologut Theodor Ippen, në “Mbretëri e Shqipërisë, 1267-1373”, botuar në “Dituria” në vitin 1928: Zotërimet fillestare të Blinishtëve shtriheshin në vendshtrirjen e krahinës së Mirditës.Ndërsa sipas albanologut Milan Sufflay, në librin “Situata e kishës në Shqipërinë paraturke. Zona e depërtimit ortodoks në ‘digen’ katolike”: Blinishti i Mirditës ishte qendra e kësaj familje fisnike. Sufflay, përmend edhe një kështjellë të Blinishtëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here