6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Kjo është pema që ndryshoi hartën e botës

Kjo është pema që ndryshoi hartën e botës

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.

Ajo arriti të ndryshojë hartën e botës.

Kjo bimë ka frymëzuar historinë për disa shekuj me rradhë dhe ka shpetuar miliona jetë njerëzish.

Pema është e hollë, e gjatë rreth 15m  dhe quhet Cinchona.

Ilaçi i parë anti-malaries në botë u nxor nga lëvorja e kësaj peme – një zbulim që ka ndryshuar hartën e botës për shkak se në mesin e viteve 1850, britanikët  krijuan plantacione në Indinë jugore, ku malarja ishte në kulmin e saj.

Canales është një biolog në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës i cili po gjurmon historinë gjenetike të Cinchona.

Siç shpjegoi ai, ishte lëvorja e kësaj peme të rrallë që i dha botës ‘kininën’, ilaçi i parë në botë anti-malaries.

Dhe ndërsa zbulimi i kininës u mirëprit nga bota me ngazëllim dhe dyshim qindra vjet më parë, javët e fundit, derivatet mjekësore të kësaj peme kanë qenë në qendër të një debati tjetër të nxehtë global .

Versione sintetike të kininës – të tilla si klorokina dhe hidroksiklorokina – janë shpallur  të diskutueshme si trajtime të mundshme për koronavirusin e ri.

Sot, kjo pemë është pema kombëtare e Perusë dhe Ekuadorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments