6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Një fortifikatë mesjetare pararojë e pasurive minerale të Trepçës

Një fortifikatë mesjetare pararojë e pasurive minerale të Trepçës

Pranë Trepçës, në pjesën jugore të zonës së fshatit të sotëm Rashan, ruhen rrënojat e një kështjelle të quajtur “Gjytet” ose “Qytet”. Qyteti i Rashanit është një fortifikim i periudhës së hershme bizantine, i ndërtuar gjatë shekujve IV-VI, rreth 5 km larg nga Mitrovica. Në dokumente si fortifikatë e Trepçës, e cila përmendet për herë të parë në vitin 1303. Ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe, me një lartësi prej 851 m, ishte pararojë e burimeve minerale të Trepçës, si dhe kontrollonte rrugën kryesore, e cila shkonte nga Municipium DD për në Zveçan, Trepçë dhe Llap, si dhe rrugën tjetër Trepça-Vicianum-Novobërdë. Rrënojat e fortifikatës së quajtur nga vendorët “Gjyteti” ndodhen në një kodër të pjerrët, nga ku pamja përreth ka qenë gjithëpërfshirëse.

Nga kalaja mund të shihni pothuajse të gjithë Rrafshin e Kosovës. Në shek. XIX arkeologu britanik Arthur Evans përmend Municipium DD, si dhe një kështjellë me emrin e tregtarëve raguzanë, “Montagna dell Argento” (“Monte Argentaro”), ndërsa e ashtuquajtura “Tabula Peutingeriana” përmend me emër “Argentaria”. Bazuar në materialin e ndërtimit, kalaja i përket arkitekturës mesjetare, megjithëse objektet e luajtshme arkeologjike flasin për një vendbanim shumë-shtresor. Trashësia e murit rrethues të fortifikatës është rreth 2 m; ndërsa lartësia e mureve të ruajtura deri më sot është 2-3 m. Fortifikata është e vendosur në majë të një shkëmbi, lartësia e të cilit nga toka lëkundet nga 80-100 m. Anët veriore dhe lindore të fortifikatës kishin mbrojtje natyrore, ndërsa anët perëndimore dhe jugore mbrohen me mure. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen këtu është ekzistenca e një strukture drejtkëndëshe që supozohet të jetë një cisternë. Cisternat, si strukturë kanë depozituar sasi të mëdha uji, të cilat kanë furnizuar këtë vendbanim të madh dhe të rëndësishëm, i cili ndodhet larg rrjedhave ujore.

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments