Çfarë do të thotë në të vërtetë emri i një shteti? Kjo hartë i ka të gjitha përgjigjet. Tregon shpjegimin historik të emrit të çdo vendi, nisur nga gjuha që është folur në to që nga kohët më të hershme

Shumë faktorë duken se kanë influencuar në emrin e shteteve, duke filluar që nga pozicioni gjeografik, klima apo natyra. Për shembull, Andorra do të hotë: “Vend i mbuluar nga shkurret”, ndërkohë që Spanja është “Vendi që ka shumë lepuj”.

Pra duket qartë që emri i tyre është vendosur në varësi të karakteristikave natyrore. Njësoj siç është dhe emri i Shqipërisë, që përkthet “Vend i shqiponjave”, por sigurisht ju këtë e dini.

Në disa raste, emri i shtetit i është vënë nga njerëzit që jetojnë aty, për shembull Maqedoni do të thotë: “Vendi i njerëze të gjatë”. Ndërkohë disa vende kanë emra poetikë dhe shembull për këtë mund të marrim shtetet e Amerikës së Jugut. Argjentina do të thotë: “Toka që shtrihet në anë të lumit të argjendë”.

Po që Venezuela do të thotë “Venecia e vogël” e dinit? Gjithsesi ka dhe emra shtetesh si Papua New Guinea, që përkthehet “Njerëz me flokët kaçurrrela”, që duket sikur i kanë rënë shkurt. Francezët duhet të jenë krenarë për emrin që mbajnë, pasi Francë do të thotë: “Vend i njerëzve të fortë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here