Me 24 maj të vitit 1860, Arbëreshët në “Piana degli Albanesi” shkruan me gjak një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së lavdishme të Risorgimento-s (luftës për lirinë dhe bashkimin e Italisë).
161 vjet më parë, ata pritën Xhuzepe Garibaldin, udhëheqësin legjendar të luftërave për liri të popujve të robëruar, i cili arriti me luftëtarët e tij dhe me udhërrëfyesin arbëresh Nino Petën. Këtu ai bujti në shtëpinë arbëreshe dhe përgatiti planin për çlirimin përfundimtar të Palermos. Kjo do të ishte beteja më e madhe e Garibaldit, që vazhdoi tri ditë dhe që Frederik Engelsi do ta cilësonte si “ndërmarrjen më të mahnitshme të shekullit tonë.”
Fitorja historike e kryengritjes së Palermos u kurorëzua me formimin e qeverisë revolucionare të Sicilisë nga Garibaldi, ku u përfshi si ministër i brendshëm dhe Françesko Krispi.
Shkrimi në vijim, i përgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, na njeh për më shumë detaje rreth aktivizimit të arbëreshëve në lëvizjen Risorgimento.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here