Kjo fotografi e famshme është e vërtetë dhe ka mbi 80 vite, disa kuriozitete që ia vlen t’i dini

11 punëtorë që konsumojnë një drekë të ulur mbi tra 250 metra lartësi. Ishte viti 1932 kur kjo foto (sot një “kult”) u stampua në faqet e suplementit të së dielës të New York Herald Tribune, duke u bërë imazhi ikonë i një epoke (Depresioni i Madh) dhe i qytetit të Neë York, por edhe e zotësisë së jashtëzakonshme të këtyre burrave, ndërsa asnjëru prej tyre nuk tregon asnjë shenje frike.

Si shumë imazhe simbol edhe “Lunch atop a skyscraper” (drekë mbi një grataçielë) ka një histori që meriton të tregohet.

1- NUK NJOHIM AUTORIN. Deri në vitet ’50 nuk ishte e rrallë që një fotograf mos ta shikonte emrin e vet në foto. Edhe sot, historianët nuk janë të sigurtë nëse foton e bëri Charles C. Ebbets (më i akredituari) apo fotografë të tjerë, të pranishëm atë ditë si William Leftwich dhe Thomas Kelley.

2- E DIMË KU ËSHTË SHKREPUR. Për njhë kohë të gjatë mendohej se ishte shkrepur mbi strukturën Empire State Building, por nuk është kështu. Fotoja është bërë gjatë ndërtimit të Rockefeller Center në New York.

3- ËSHTË NJË IMAZH POZITIV. Në mes të Depresionit të Madh që vuri në gjunjë SHBA-të, ku një shifër rekord (për atë kohë) prej 15 milionë të papunësh, duke treguar Amerikën dhe një New York në ekspansion të plotë prodhoi një farë optimizmi: “Vendi po e rimerr veten”, thoshte.

4- NUK ËSHTË VETËM NJË FOTO. Nga ajo dreke në majë të grataçielës pati shumë foto nga perspektiva të ndryshme. Madje është dhe njëra ku shikohen 4 punëtore duke përdorur traun për pushimin e tyre të përditshëm. Sërish në ajër.

5- NJOHIM 2… Regjisori Seán Ó Cualáin provoi të rindërtonte historinë e kësaj fotoje për dokumentarin Men at Lunch (2012), por gjeti vetëm emrat e dy punëtorëve: Joseph Eckner (i treti majtas) dhe Joe Curtis (i treti djathtas). Emrat e të tjerëve janë të panjohur dhe ndoshta ashtu do të qëndrojnë. Ndërtimi i Rockefeller Center iu dha punë rreth plot 40.000 mijë personave.

6- LAJM? JO, REKLAMË. Fotoja kishte mbi të gjitha funksion propagande. Ti tregohej botës për ndërtimin impresionues të Rockefeller Center, edhe sot një nga vendet simbol të New York-ut. Për këtë arsye ishin të pranishëm fotografë të ndryshëm, në një “ngjarje” të organizuar. Por punëtorët janë të vërtetë, edhe lartësia është. Trau prej çeliku që shërben si stol është në katin 69, edhe pse disa vite më parë New York Times hodhi teorinë se ndoshta në tra ishte një kat i sapondërtuar, por që nuk dukej në foto.

E vërtetë? Vetëm ata që ishin të pranishëm atë ditë mund ta thonë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here