6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Legjenda e thesarit misterioz në ishullin e mallkuar

Legjenda e thesarit misterioz në ishullin e mallkuar

Ishulli i vogël Oak ndodhet fsheh një mister që askush nuk mund ta gjejë. Ka thashetheme se thesaret janë të fshehura në ishull dhe disa objekte qindra-vjeçare u zbuluan atje, por asgjë nuk mund të quhet e madhe.

Ekziston një mit që pohon se 7 vetë duhet të vdesin në ishull para se të gjenden thesaret dhe deri më tani 6 vetë kanë vdekur duke kërkuar për të. Ishulli i vogël ndodhet në gjirin kanadez Mahone, në Skocinë e Re për dhe më shumë se dy shekuj ka ndezur imagjinatën e gjuetarëve të thesareve.

Oak është në pronësi private prej rreth 57 hektarë dhe shtrihet 200 metra në jug të bregut të Skocisë së Re, në Kanada.

Kryesisht është i mbuluar me pyje të dendura dhe është njëri nga 360 ishujt e gjirit Mahone. Në Oak ekzistojnë teori të shumta për arin dhe artefakte të rralla, të cilat mund të zbulohen.  Gjuetarët e arit misterioz kryesisht koncentrohen në pjesën Money Pit, formacion i shkëmbinjve i quajtur Kryqi Nolan, plazhi te shpella Smith dhe kënetat e vogla.  Kërkimi pas arit të fshehur të ishullit filloi në vitin 1795, kur 18-vjeçari Daniel McGinnis vërejti një dritë nga drejtimi i ishullit.

Ai në pjesën juglindore gjeti një pllakë guri, nën dhe. Duke vazhduar gërmimin së bashku me dy shokët e tij, çdo tri metra gjenin shtresa të pllakave që “sugjeronin” se diçka e vlefshme fshihet thellë nën sipërfaqe, por pas rreth dhjetë metrave ata hoqën dorë dhe u larguan nga ishulli pa asgjë. Lajmi për kërkimin e thesarit  u përhap me të shpejtë dhe doli në gazeta lokale.

Tetë vjet më vonë ‘Onslow Company’ nisi kërkimet dhe në thellësi prej 27 metrash gjetën një gur me simbole të pazakonshme. Kompania u tërhoq nga kërkimet për shkak të vërshimeve të ujit.

Në vitin 1849, në aventurë u hodh edhe kompania ‘Turo’, e cila pas shpimeve hasi në një shtresë metali dhe argjilës në trashësi prej dy metrash. Kompania hoqi dorë pa shpjegime nga kërkimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments