6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KURIOZITETE Dy vendet më të nxehta në Tokë me temperatura deri 80.8 Celsius

Dy vendet më të nxehta në Tokë me temperatura deri 80.8 Celsius

Shkretëtirat e Lutit në Iran dhe Sonora, në Meksikë (në kufi me SHBA) mbajnë temperaturat e reja rekord të larta në sipërfaqen e Tokës, me temperatura sipërfaqe prej 80.8 gradë Celsius, të regjistruara përkatësisht në verat e 2018 dhe 2019. Nga ana tjetër, temperatura më e ulët u regjistrua në 2016 përmes satelitit në Antarktidë (-110,9 gradë).

Regjistrat e temperaturës, bazuar në një vlerësim të ri të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë, janë paraqitur nga shkencëtarët, të udhëhequr nga Dr. Yunxia Zhao i Universitetit të Kalifornisë, në një botim në revistën e Shoqatës Amerikane të Meteorologjisë, sipas “Science” .

Shkretëtira Luti në Iran

Ndryshimi më i madh i temperaturës në një ditë ishte 81.8 gradë Celsius – nga -23.7 në 58.1 – dhe u regjistrua në 20 korrik 2006 në rajonin Qaydam të Kinës, në pllajën tibetiane. Rekordi për temperaturën më të lartë të ajrit mbi një zonë mbahet nga Death Valley në California, me 56.7 gradë më 10 korrik 1913.

Më shumë se 11,000 stacione moti me njerëz dhe automatikë në të gjithë botën regjistrojnë temperatura në hije në rreth një metra e gjysmë mbi tokë. Sidoqoftë, zona të gjera të planetit tonë nuk kanë instrumente të tilla matëse dhe temperaturat e sipërfaqes mund të llogariten vetëm me ndihmën e instrumenteve satelitore. Temperaturat sipërfaqësore priren të jenë më të larta se ato të ajrit mbi të njëjtën zonë, veçanërisht kur ka diell (për të njëjtën arsye p.sh. rëra në një plazh djeg më shumë sesa ajri mbi të).

Mbetet e paqartë, sipas studiuesve, nëse ndryshimi i klimës po rrit temperaturat në sipërfaqen e Tokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments