Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë.
Zbulimet në rrugën e re turistike, qe do të lidhë by-pass-in e Fierit me Apoloninë, bllokuan punimet. Sot, në zonë ishte dhe arkeologu Neritan Ceka.
Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të erës sonë, ndërsa furra e qeramikës me teknikën e harqeve, mund të jetë ndërtuar rreth shekullit 4-5 përpara erës sonë.
Mes objekteve ka rreth 800 vite diferencë.
Pas gërmimeve arkeologjike, që do të zgjasin rreth një muaj, pritet të vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re.