Nga Jahja Drancolli

Aktori John Wilkes Booth, një mbështetës fanatik i Konfederatës, i cili ishte gjithashtu spiun, më 14 prill 1865, pak pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, vrau presidentin amerikan Abraham Lincoln në Ford’s New Theatre. Aktori Booth gjatë shfaqjes teatrale ”Our American Cousin” (“Kushëriri ynë amerikan”), u tërhoq zvarrë në lozhën presidenciale dhe, gjatë shfaqjes, në një moment duke qeshur me të madhe për të bërë goditjen pa u vënë re, nga një distancë e afërt qëlloi Linkolnin në kokë me një Deringer të kalibrit 0.44. Më pas ai u hodh në skenë, duke thyer këmbën dhe duke thirrur “Sic semper tyrannis!” (“Kështu kalojnë tiranët!”) dhe iku. Presidenti Lincoln vdiq pas nëntë orësh, ndërsa Booth u vra nga agjentët federalë në Virxhinia pas 12 ditësh arratisje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here