Bletët fluturojnë 3 deri në 4 kilometra (km) larg dhe më pas ato kthehen serish në kosheren e tyre nga e cila kanë nisur fluturimin. Nëse do të s’postojmë kosheren e tyre vetëm me 20 centimetra, bletët nuk do të arrijnë ta gjejnë atë.

Gjatë fluturimit të tyre bletët i përplasin krahët rreth 250 – 300 herë në sekondë dhe arrijnë të fluturojnë me një shpejtësi prej 24 km në orë. Në distanca të shkurtra ato arrijnë të fluturojnë me shpejtësi deri në 40 km në orë.

Bletët sulmojnë vetëm në rastet kur ato ndjehen të kërcënuara. Mënyra me e mirë për të shmangur thumbimin nga ato, është të mos kemi frikë, sepse frika bën që trupi ynë të lëshojë substanca të cilat bletët arrijnë t’i ndjejnë dhe kjo bën që ato të reagojnë me sulm.

Bletët janë shumë punëtore; ato nuk mund të qëndrojnë dot pa punuar. Në rastet kur në një koshere numri i bletëve rritet shumë, ato instinktivisht rrisin një bletë tjetër mbretëreshë dhe kur ajo është gati, gjysma e bletëve së bashku me mbretëreshën e vjetër braktisin kosheren, ndërsa gjysma tjetër qëndrojnë së bashku me mbretëreshën e re.

Nëse bletët punëtore në një zgjua nuk janë të kënaqur me mbretëreshën e tyre, kjo si pasojë e sjelljes apatike apo temperamentit të mbretëreshës, ato përpiqen që ta zëvendësojnë. Dhe në momentin kur mbretëresha e re e zgjedhur dhe e rritur prej tyre të jetë gati, bletët punëtore e vrasin mbretëreshën e vjetër.

Energjia e përfituar nga 1 kilogram (kg) mjaltë është e barabartë sa energjia e përfituar nga 3 kg e mishi të viçit, apo 50 vezë, ose 5 litra qumësht apo 3 kg peshku, 6 kg portokalli ose 3 kg banane.

– Të gjitha bletët punëtore janë femra.

– Një bletë prodhon një lugë çaji mjaltë (rreth 5 gram) gjatë gjithë jetës së saj.

– Bletët i duan bimët blu dhe i duan bishtajat si livando dhe rozmarinë.

– Ka mbi 20,000 lloje të ndryshme të bletëve, që gjenden në çdo kontinent përveç Antarktidës.

– Mjalti është treguar se ka shumë përfitime shëndetësore si kur hahet ashtu edhe kur aplikohet në lëkurë. Sa më e errët të jetë mjalti, aq më mirë.

– Bleta është i vetmi insekt shoqëror që pjesërisht zbutet nga njerëzit.

– Për të prodhuar një kilogram mjaltë, bletët fluturojnë ekuivalentin e tre herë nëpër botë në milje ajri.

– Lloji i luleve që bletët marrin nektarin e tyre nga përcakton aromën e mjaltit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here