6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KULTURË Tempo (1942)- Ja pse shqiptarët e Kosovës janë autoktonë – Shpjegimi i...

Tempo (1942)- Ja pse shqiptarët e Kosovës janë autoktonë – Shpjegimi i gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini

Carlo Tagliavini (1903 – 1982)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Maj 2021

“Tempo” ka botuar, me 30 prill 1942, në faqet 20-21, shkrimin e gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini mbi origjinën e shqiptarëve të Kosovës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët e Kosovës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France – Komenti i fotografisë : Shqipëria e Madhe e ëndërruar nga patriotë dhe poetë nuk është më një ëndërr. Megjithëse kufijtë e rinj nuk janë vendosur përfundimisht, pjesa më e madhe e Kosovës, ose Fusha e Mullenjave, u ribashkua me Mbretërinë e Shqipërisë. Prandaj është me vend në këtë kohë të merremi me këtë provincë, në pritje të thellojmë studimet që qeveria jugosllave parandaloi të ndiqnim, të paktën italianëve dhe shqiptarëve.

Është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh saktësisht kufijtë etnikë të popullit shqiptar. Kufijtë shqiptarë të viteve 1913 dhe 1919 lanë një numër shumë të madh të shqiptarëve nën dominimin e huaj, megjithëse vlerësimi i këtij numri ka ndryshuar mjaft. Disa po flisnin për rreth gjysmë milioni apo më shumë, të tjerët për më shumë se një milion subjekte. Në këto rajone, është e vështirë të ndiqet kufiri etnik i shqiptarëve, jo vetëm për shkak të elasticitetit të statistikave në dispozicion, por edhe për shkak të ndryshimeve të shpejta në kushtet etnike, modifikime të cilat nuk kanë të gjitha shkaqe natyrore.

Në një libër të çmuar, por tani e tutje shumë i rrallë dhe pak i konsultuar nga gjeografët aktualë, – botuar në Memorjet e Akadamisë së Vjenës të vitit 1861, – duke përshkruar një udhëtim nga Selaniku në Beograd i ndërmarrë në 1858, G. de Hahn, njohës i thellë i Shqipërisë dhe popullsisë së rajonit, na tregon se ka gjetur koloni mjaft të dendura të shqiptarëve në rajonin e Urkupit (në Serbisht Prokuplje), pak në jug-perëndim të Nishit dhe në të gjithë territorin e Toplicës deri në Kurshumli. Këta shqiptarë, të cilët kishin përparuar në zemër të Serbisë, nuk janë më sot në këtë rajon sepse ata u tërhoqën kryesisht, pas vitit 1878, jashtë kufijve të Mbretërisë së re të Serbisë, duke kaluar nëpër Kosovë ndërsa ata që mbetën në Serbi u sllavëruan. Në drejtim të Lindjes, G. von Hahn gjeti vendbanime të dendura shqiptare në rajonin e Masuricës, përtej Moravës. Edhe sot, shqiptarët shtyhen me vendosmëri drejt veri-lindjes, në distanca të mëdha nga kufijtë e Shqipërisë para luftës, në Vranja dhe Leskovac, ndërsa në veri gjejmë rrënjë shqiptare deri në sanxhakun e vjetër të Novi-Bazarit.

Në Kosovë, nëse duam të përcaktojmë me këtë emër një territor pak përtej kufijve rreptësisht gjeografikë të fushës së Kosovës, i quajtur ndryshe Fusha e Mullenjave, shqiptarët përfaqësojnë elementin më të rëndësishëm etnik, gjatë këtyre dhjetëra viteve të fundit me popullatat sllave. Folklori i Kosovës është shumë i pasur, si në mesin e shqiptarëve dhe serbëve, por duhet të pranohet, ashtu siç e bën një vëzhgues i paanshëm, profesori gjerman A. Schaus, që traditat historike të betejës së famshme të Kosovës të 1389, e cila vuri përballë njëri-tjetrit Muratin I dhe Mbretin Lazar, ruhen më mirë në poezitë epike të shqiptarëve sesa në ato të serbëve.

Prania e një popullsie të madhe shqiptare në Kosovë dhe zonat përreth nuk është vënë në dyshim, madje edhe nga ata që do të kishin një interes politik ta mohonin dhe që nuk do të mungonin një rast për ta nënvlerësuar numrin dhe rëndësinë e saj. Sidoqoftë, bazuar në disa tradita lokale të shqiptarëve në pjesë të Kosovës, shumica e historianëve dhe etnografëve sllavë, të imituar nga disa kolegë të tyre perëndimorë, kanë argumentuar se shqiptarët nga rajonet e Kosovës janë emigrantë të zhvendosur kohët e fundit nga Shqipëria e Veriut. Ata shkuan atje nga fundi i shek. XVII-të dhe fillimi i shek. XVIII-të për të ripopulluar tokat e braktisura nga serbët e krishterë të cilët, drejt fundit të shek. XVII-të emigruan masivisht në veri.

Kjo tezë, e mbështetur në traditat e thjeshta lokale, të cilat madje nuk janë të zakonshme për të gjithë rajonin (shqiptarët e Prishtinës, Prizrenit, Dibrës, etj., e konsiderojnë veten autokton) hidhet poshtë nga të dhënat historike dhe gjuhësore që përmbahen në libër: “I dialetti albanesi di tipo ghego-orientale, Dardania e Macedonia nord-occidentale”që së shpejti do të botohet nga Qendra për Studime Shqiptare e Akademisë së Italisë. Unë do të përmbledh, këtu në një përshkrim të gjerë, pa hyrë në detaje teknike, përfundimet në të cilat arrita në bazë të të dhënave historike, etnografike dhe veçanërisht gjuhësore.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France – Komenti fotografive : (Sipër) Një fshatar nga rajoni i Kosovës që qëndron në gatishmëri gjatë parakalimit të trupave tona. Pas tij shtrihet fusha e pasur shqiptare. Në sfondin e artë të grurit që po piqet, kostumi piktoresk i vendit, të cilin të rinjtë e veshin me të njëjtën dashuri dhe krenari si të moshuarit, formon një njollë (kontrast) me ngjyra të ndezura. (Poshtë) Ja një nga aspektet e Prizrenit, qyteti më qendror në rajonin e Kosovës. Ai është ndërtuar në anë të një kodre me pjerrësi të butë, që të kujton Toskanën. Pikërisht këtu u themelua Lidhja e famshme për adoptimin e alfabetit latin, shenja e parë e zgjimit nacionalist « skipetar » kundër sundimit Osman.

Shqiptarët janë regjistruar në rajonin e Shkupit (Skopje, Skoplje) nga shek. i XII, në atë të Tetovës nga shek. i XIV deri në të XV-tin. Janë dokumentet serbe që dëshmojnë për praninë në këto rajone të blegtorëve, tregtarëve dhe fermerëve shqiptarë. Prandaj nuk ka shumë të ngjarë që shqiptarët që ishin atje të emigronin masivisht në Shqipëri për t’u kthyer në këto rajone nga fundi i shek. të XVII-të dhe fillimi i shek. të XVIII-të. Prania e një folklori të pasur shqiptar me karakter kosovar, që lidhet me luftrat epike në Kosovë, sugjeron që, të paktën nga shekujt XIII deri në XIV, shqiptarët qëndruan në Kosovë dhe zonat përreth.

Por ka edhe më shumë. Shqiptarët, prania e të cilëve në këto rajone raportohet në shekujt XIII dhe XIV, nuk ka gjasa të jenë emigrantë nga Shqipëria, siç argumentojnë disa autorë. Toponimia e rajonit të Kosovës dhe e një pjese të Maqedonisë sugjeron që elementi shqiptar – ose të paktën një element prehistorik i lidhur etnikisht me paraardhësit thrako-ilirë të shqiptarëve; por fqinj në një kuptim më të ngushtë se elementi i thjeshtë ilir, më i përhapur në një zonë që mund të përcaktohet vetëm me vështirësi dhe pasiguri, – është autokton në këto zona.

Vetë emri i qytetit të Shkupit, në latinisht Scupi, i përgjigjet në mënyrë të përkryer ligjeve fonetike të gjuhës shqipe, gjë që tregon se ajo ka lindur « in loco ». Shkencëtarët e shquar, të cilët kanë studiuar këto pyetje si profesori Jokl, mendojnë se duhet kërkuar qendra e parë e formimit të popullit shqiptar në zonat që korrespondojnë me Dardaninë antike – emri i së cilës sigurisht që lidhet me fjalën shqiptare « dardhë » – deri në rrethinat e Nishit, një rajon i cili nuk duhet të ishte shumë larg nga ai që, sipas të gjitha gjasave, ishte atdheu origjinal i rumunëve me të cilët shqiptarët kanë aq shumë afinitet gjuhësor.

Në një studim të fundit, profesori Stadtmüller pranon si qendër (zemër) të popullit shqiptar rajonin e Matit, ndërsa nuk përjashton zonat e tjera veriore; por teza dardane ka më shumë themel nga pikëpamja gjuhësore.

Sidoqoftë, bazuar në argumente të ndryshme historike dhe gjuhësore, të cilat janë tepër teknike për të qenë në gjendje të përmblidhen këtu, unë pohova se shqiptarët e raportuar në shekujt XIII dhe XIV në Kosovë dhe Maqedoni, nuk janë emigrantë, por pasardhës të popullatave antike shqiptare të Dardanisë dhe rajoneve fqinje, dhe unë u përpoqa të demonstroj vazhdimësinë e popullit shqiptar në Dardani dhe në Maqedoninë Veri-Perëndimore nga kohët më të largëta deri në ditët e sotme.

Studimi i dialekteve gego-lindore të këtyre rajoneve tregon, edhe në shumëllojshmërinë e idiomave të ndryshme, një unitet që nuk mund të shpjegohet nga imigrimet e ndryshme të kohëve të fundit, dhe zbulon karakteristikat e përgjithshme që i dallojnë këto idioma nga dialekti gego-perendimor. Bashkësia e ekzistencës me elemente sllave ka ndikuar pak në gjuhën shqipe të Kosovës, e cila, edhe në fjalorin e saj, vuajti pak nga ndikimet serbe dhe bullgare, ndërsa elementët shqiptarë janë mjaft të shumtë në dialektet serbe dhe bullgare të rajonit, dhe sidomos në zhargonet e ndryshme profesionale të zanatçinjve sllavë.

Carlo Tagliavini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments