6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KËSHILLA Sa vakte në ditë duhet të hani nëse vuani nga diabeti?

Sa vakte në ditë duhet të hani nëse vuani nga diabeti?

Ushqimi i tepërt dhe me shumë sheqer njihet si armiku më i madh i kësaj sëmundje.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një simptomë problematike e sëmundjes së diabetit.

Kjo gjendje mund t’ju shkaktojë dëmtime të arterieve të syrit, të veshkave, zemrës dhe madje trurit, transmeton lajmi.net.

Nëse vuani nga diabeti sheqeri në gjak është zakonisht më i lartë se normalja.Reklamë

Të menaxhosh sëmundjen e diabetit është një sfidë e vërtetë, pasi kujdesi duhet të jetë i përditshëm dhe në çdo vakt.

Ushqimi i tepërt dhe me shumë sheqer njihet si armiku më i madh i kësaj sëmundje.

A duhet të lini vaktet pa ngrënë

Mjekët rekomandojnë që vaktet të konsumohen gjithnjë strikte dhe të bazuara në një dietë të shëndetshme.

Gjithsesi edhe nëse në këto raste niveli i sheqerit në gjak është akoma i lartë kjo nuk do të thotë që ju duhet të lini vaktet pa ngrënë.

Në vend që të evitoni ushqimin përpiquni të kuptoni shkaqet që  po ju shkaktojnë këtë simptomë.

Në shumë raste edhe kur ju evitoni të konsumoni ushqim për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kjo mënyrë do t’ju japë efektin e kundërt.

Trupi do të ndihet i uritur dhe nën presion, pra nuk do të ketë një funksionim normal të tij.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni me kujdes arsyet që po j’ua shkaktojnë këtë simptomë.

AgroWeb.org mëposhtë ju tregon disa arsye që nxisin rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Shkaqet që ju rrisin sheqerin në gjak

Nëse niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja filloni gjithnjë të evitoni shkaqet që po j’ua shkaktojnë atë.

Nëse keni ngrënë ushqime me shumë karbohidrate si patatet apo edhe brumërat atëherë me shumë mundësi ato po ju dëmtojnë.

Nëse jeni të sëmurë apo nën efektin e ilaçeve të tjera kjo mund t’ju rrisë nivelin e sheqeir në gjak.

Edhe lënia pas dore e ilaçeve apo e ushtrimeve fizike mund të shkaktojë këto simptoma në trupin tuaj.

Çfarë të konsumoni

Në vend që të evitoni të ngrënën, mundohuni të konsumoni një dietë sa më të balancuar me fruta dhe perime.

Konsumoni një sasi të madhe proteine pasi do të stimulojë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë.

Insulina është hormoni kryesor që ju duhet  për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Dietën tuaj bazojeni në perime dhe kryesisht ato jeshilet si brokoli apo spinaqi, për burime proteine konsumoni shumë mish pule, viçi apo peshk.

Balanconi gjithnjë vaktet tuaja dhe kujdesuni të keni një aktivitet sportiv të rregullt për një jetesë sa më të lehte me këtë sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments