6.1 C
Pristina
Friday, July 30, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si reagoi Enver Hoxha kur u përmend fjala ‘Vorio-Epir’ në mbledhje

Si reagoi Enver Hoxha kur u përmend fjala ‘Vorio-Epir’ në mbledhje

Shqipërisë por edhe të politikës ndërkombëtare, të pranishmit në këtë mbledhje, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Lenka Çuko dhe Vangjel Çërrava, kanë diskutuar edhe për një varg çështjesh diplomatike e historike.

Duke u nisur nga një letër dërguar nga Athina për verifikimin e një personi në Himarë, duke e cilësuar me termin Vorio-Epir, nisin diskutimet rreth marrëdhënieve të vështira me grekët.

Enver Hoxha kalon deri në cilësime si “të paturpshëm” dhe ngre akuza se pas kësaj teze fshihej kleri i kishës ortodokse greke.

SHOKU RAMIZ ALIA: Sot apo dje, shoku Enver, ambasada greke i kishte dërguar Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme një letër nga Athina me anën e së cilës kërkonte disa të dhëna, njëfarë notifikimi për një person nga Himara, nga “krahina e Vorio-Epirit”.

SHOKU ENVER HOXHA: U!?

SHOKU RAMIZ ALIA: Shokët e Ministrisë ia kishin bërë mirë. Një t’ia kthyer notën mbrapsht pa i bërë asnjë përgjigje vetëm duke u vënë në dukje se një emërtim i tillë nuk ekziston në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Në rregull. Janë të paturpshëm fare këta grekët.

SHOKU RAMIZ ALIA: Duket ata duan të krijojnë precedentë, duke menduar se po na kaloi njëherë miu nën mjekër dhe pastaj bëhet rrugë.

SHOKU ENVER HOXHA: Dhe pastaj “festojmë çlirimin e Korçës nëpër kisha”.

SHOKU RAMIZ ALIA: Del qartë, shoku Enver, se pjesa më reaksionare e përkrahësve të çështjes së Vorio-Epirit, është kleri i kishës. Zaten kleri grek gjithnjë i tillë ka qenë. Ai gjithnjë ka pasur në Greqi një pozitë sui generis. Atje edhe presidenti i republikës betimin përpara dhespotit e bën. Shteti grek nuk është laik dhe kisha në këtë vend ka pushtet shtetëror.

Ose të marrim një fakt tjetër, atë të artikullit që bëmë ne kundër vizitës së peshkopit Serafin në Serbi. Kjo do të thotë që ai ka pushtet në Greqi.

Ja sikur të na shanin ne Dom Ernest Çobën në kohën tonë, punë e madhe, as që do t’ia vinim veshin një ngjarje të tillë.

SHOKU ENVER HOXHA: More, ma kujtove Dom Ernest Çobën që edhe agjent u bë, po nuk mbaj mend vdiq apo si përfundoi çështja e tij?

SHOKU RAMIZ ALIA: Kur u zhdukën institucionet fetare, ai u bë bahçevan në komunale, ku punoi deri sa doli në pension. Pastaj vdiq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments