6.1 C
Pristina
Saturday, February 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Historia e përshëndetjes universale

Historia e përshëndetjes universale

Shtrëngimi i dorës është gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt – bazuar në kontekstin në të cilin kryhet.

Është e mahnitshme të mendohet sesi shtrëngimi i duarve është gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur të panumërta herë nga njerëz, nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.

Por, pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?

Ky gjest daton që në kohët e lashta. Madje edhe atëherë ishte simbol i harmonisë universale. I gjejmë gjurmët e para arkeologjike të kësaj që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 p.e.s.), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 p.e.s.). Ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit të III-të, e ruhet në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.

Në Perëndim kjo regjistrohet më vonë. Shtrëngimi i parë i duarve mes dy perëndeshave, si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, shihet në një reliev të shekullit V p.e.s., i cili ndodhet në Muzeun e Akropolit në Athinë.

Shtrëngimi i dorës. i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Në poemat e lashta, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si shenjë e besimit.

Shtrëngimi i duarve midis të huajve ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit”, si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile. Shtrëngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të zotit Mitra në Perandorinë e madhe Romake. Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne me gjasë ka ndodhur më herët sesa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.

Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e tyre mbi ballë dhe duke hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Siç shkruan bota, disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve u rikthye nga oborrtarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapelës.

Përshëndetja më vonë u bë simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

Kombinimi i këtyre dy përbërësve lufton fuqishëm ftohjen dhe infeksionet bakteriale të fytit.Hudhra ka cilësi të fuqishme antibakteriale...

Mësoni se çfarë sakrifice bën shqiponja, për të ‘rilindur’ dhe jetuar 30 vite më shumë

Shqiponja jo më kot është një shpend mitik dhe simbol i shumë popujve, që shquhen si raca të forta dhe luftarake. Jetëgjatësia...

Mirë apo keq, çfarë i bëjnë 3 kafe në ditë mëlçisë suaj?

Kafeja, kjo pije popullore mendohej për shumë kohë që shkaktonte sëmundje të zemrës dhe kancer. Por hulumtimet e reja në mbarë botën...

Këto veprime të përditshme ju dëmtojnë veshkat

Që trupi të gëzojë shëndet të përgjithshëm duhet që çdo organ të kryejë mirë funksionin e tij. Ka disa veprime të përditshme...

Recent Comments