6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Le Figaro (1831) / Tre mijë koka shqiptarësh u çuan si triumf...

Le Figaro (1831) / Tre mijë koka shqiptarësh u çuan si triumf në serajet e sulltanit

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 2 korrikut 1831, në faqen n°2, një ngjarje të rëndë për luftëtarët shqiptarët, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Tre mijë koka!

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

Sulltan Mahmudi (Mahmudi II) më vonë u alarmua nga fryma e pavarur, e pabindur e shefave shqiptarë. Ata u thirrën nga veziri i madh në një paradë të shkëlqyeshme dhe vdiqën në këtë festë ushtarake ku menduan se do të vinin për të kërkuar (marrë) shpërblime.

Disa i shpëtuan msakrës dhe formuan zemrën e të revoltuarëve, të udhëhequr nga Mustafai (Mustafa Pashë Bushatlliu ose Mustafa Reshit Pashë Bushati), Pashai i Shkodrës. Vezirit të madh, Reshid Pashës (Mustafa Reshid Pasha), iu dha detyra të luftojë kundër tyre. Ai i gjeti ata të mbledhur para Prilepit (Perlepé) dhe disiplina fitoi mbi guximin.

Pas betejës në Prilep (Perlepé), Mustafai mblodhi rreth tij mbetjet e ushtrisë së tij dhe iu drejtua krerëve shqiptarë: “Ju ishit trembëdhjetë pashallarë dhe nuk mundët t’i rezistonit njërit, Reschid-Pashës, xhelatit tuaj! Turp të keni!” Hifzi-Pasha, një shqiptar i vrullshëm doli nga radhët, me fytyrën e tij të tërbuar: “Ti nuk e njeh atë që quhet Reshid Pasha. Epo e pashë atë të luftojë dhe mund të flas për këtë; mjafton vetëm ai për të shpërndarë një ushtri: vështrimi i tij është rrufe; zëri i tij është bubullimë; krahu i tij është vetëtimë!”

Mustafa Reshid Pasha (1800 – 1858)
Të nesërmen Mustafai kishte mbledhur shtatëmbëdhjetë mijë burra në lartësitë që dominojnë Dibrën (Derbent) dhe Prilepin (Perlepé) jo shumë larg vendeve ku u vendosën fatet e republikës romake në tri betejat e Pharsale-s, Philippes dhe Actium-it.

Reshidi u shfaq. Hifzi Pasha kishte thënë të vërtetën: pas një lufte të shkurtër, por të përgjakshme, ushtarët e Mahmudit morën me vete 1200 të burgosur dhe çuan me triumf në seraje tre mijë koka shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilat shtete janë ende sot në komunizëm?

Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e...

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjë të re të mahnitshme në lidhje me ujqërit(Video)

Një projekt nga Universiteti i Minesotas, misioni i të cilit është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve, eksperimentoi me këto kafshë...

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke,...

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me...

Recent Comments