6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

Giovanni Paramithiotti – Gjon Paramithioti ishte shqiptari nga Çamëria, i cili themeloi klubin e futbollit të Interit, si edhe presidenti i parë i Interit.

Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano. Giovanni Paramithiotti lindi në Venecie dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA

Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Të huajt e konsiderojnë hebre, grek e venedikas, por një gjë nuk kanë mundur t’ia fshehin, t’ia zhdukin: mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij, nga Paramithia e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.

Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas.

Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan, si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej, nga gjenocidi grek.

Nga familja e madhe Parmithioti kanë dalë shumë figura te njohura, të cilët, bashkë me familje të tjera shqiptare dhanë një kontribut të madh në themelimin dhe forcimin e shtetit grek, në shek e XIX, siç njihet në histori.

Familja Paramithioti, bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841, Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments