SHTËPISË SIME – Poezi nga LUIGJ GURAKUQI

Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza ime,
Kur m’vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti ku nisa s’parit me jetue,
Ku çela sytë, ku qava e pata gëzime.

Gjithherë të kam ndërmend ty, ku lash kujtime
T’ambla, që jetën m’pa një ditë gazmue;
Vetëm n’dhe t’huej, tue vuejt tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli yt, ma e vogla skut
E jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa veç kujtimi yt shpirtin m’kput,

E kur me ra shkoj n’mbramje, me mjeri
Ty t’mendoj, e i thom vedit: oh â ma i but
Shtrati e ma i kandshëm pushimi n’shpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here