6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KAFSHËT Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë tregues i pashmagshëm i plakjes, por që mund të reduktohet nëse tregon kujdes edhe me produktet e shtëpisë.

Siç dihet, thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës, e cila shkaktohet nga deficiti në prodhimin e melanociteve. Me daljen e thinjave, një tjetër problem shqetësues është mbulimi i tyre.

Para se t’i drejtohesh parukerisë, sidomos nëse je në fazën e parë të daljes së thinjave, mos shko te përdorimi i kimikateve, por ndiq disa hapa praktikë për të reduktuar thinjat në kushte shtëpie.

Maska që fsheh thinjat

Përbërësit:

1/2 filxhan kafe

1 filxhan kos natyral

1 lugë gjelle uthull molle.

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të kesh përftuar një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët me shampo, aplikoje masën në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëre të veprojë për jo më pak se 90 minuta. Mbuloji flokët me një qese dushi. Pas kësaj kohe, shpëlaji mirë.

Nëse do ta përdorësh dy herë në javë për të paktën 6 muaj me radhë, rezultati do të jetë fantastik. Thinjat do të jenë mbuluar si me bojë. Pas 6 muajve të parë, mund ta përdorësh maskën një herë në javë. Efekti në thinja do të jetë i njëjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments