Shpesh njerëzit pyesin: me çfarë duhet të çel iftarin?

Në fakt, nuk ka asnjë obligim të përzgjidhni një ushqim të caktuar për të çelur iftarin. Iftarin mund të çelni me çfardo ushqimi të mirë e të pastër që keni mundësi të zgjidhni.

Por për të ndjekur praktikën e bekuar të Profetit Muhammed s.a.v.s., le të shohim se çfarë na udhëzojnë rrëfime të ndryshme që na kanë ardhur për sa i përket pyetjes me çfarë duhet të çelim iftarin.

Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. çelte iftarin në mënyrë shumë të thjeshtë. Në Arabi, në kohën e tij, fruta më e zakonshme ishte hurma arabie. Prandaj, ai e çelte iftarin me ndonjë hurmë, qumësht ose ujë. Ai thotë:

“Kur doni të çelni iftarin, çelni me hurmë. Nëse nuk e gjeni, çelni me ujë, sepse uji është i pastër.”[1]

Para se të çelni iftarin, bëni këtë lutje:

O Allah! Për Ty agjërova dhe me riskun Tënd po e çel agjërimin.[2]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here