COVID-19

Përmendim 2020-ën dhe mendja na shkon menjëherë, te covid-19!

Por… pyetja që bëjnë të gjithë, është: Si do të kalojmë nga kjo situatë? Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, koronavirusi ndoshta ka tërhequr vëmendjen për faktin se, ky virus u përhap në të gjithë botën, në fillim të shekullit 20-të.

Shpesh, referuar si “më e madhja e pandemive”,  ajo shkaktoi 40 deri në 50 milionë viktima brenda dy vjetësh, midis 1918 – 1920 – sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Shkencëtarët dhe historianët, besojnë se një e treta e popullsisë në botë, që asokohe numëronte rreth 1.8 miliardë njerëz, ishte e infektuar. Gripi shkaktoi më shumë viktima sesa vetë Lufta e Parë Botërore, që përfundoi në kohën kur sëmundja kishte filluar të përhapet.

Ndërsa e gjithë bota reagon ndaj COVID-19, le të shohim nga afër, pandeminë e fundit që e fundosi botën në vend – dhe si dukej, kur përfundoi më në fund? Në vitin 1918, mjekësia dhe shkenca ishin shumë më të kufizuara në luftën kundër sëmundjeve sesa sot.

Mjekët e dinin që pas gripit spanjoll ishin mikroorganizmat dhe se, sëmundja mund të transmetohej nga njeriu te njeriu, por ende mendonin se shkaktohej nga bakteret, jo viruset. Trajtimi ishte i kufizuar gjithashtu – antibiotiku i parë në botë, për shembull, nuk u zbulua deri më 1928.

Vaksina e parë e gripit u mundësua për popullatën, në vitet 1940. Është e rëndësishme të përmendet se atë kohë, nuk kishte sistem shëndetësor për të gjithë njerëzit. Edhe në vendet e pasura, sistemi i kanalizimeve publike ishte ende një luks.

“Në vendet e industrializuara, shumica e mjekëve ose kanë punuar vetë, ose janë financuar nga institucionet e bamirësisë, apo ato fetare dhe shumë njerëz nuk kanë qasje në to,” – tha Laura Spini, gazetare dhe autore e “The Pale Rider: The Spanish Flu” .

Për më tepër, gripi spanjoll sulmoi në një mënyrë që nuk ishte hasur më parë në pandemitë e gripit, si ajo në vitet 1889-1990, që shënoi më shumë se një milion viktima në të gjithë botën.

Shumica prej tyre, midis moshës 20 dhe 40-vjeç, ndërsa burrat u prekën në mënyrë disproporcionale – ndoshta, pasi pandemia mendohet të ketë filluar në kampet ushtarake të mbipopulluara në Frontin Perëndimor dhe të përhapet me kthimin në shtëpi, pas Luftës së Parë Botërore.

Një studim i vitit 2020, i udhëhequr nga studiuesi i “Harvardit” Robert Barrot, vlerësoi se megjithëse rreth 0.5 për qind e popullsisë së atëhershme amerikane humbën jetën nga gripi spanjoll (rreth 550,000 viktima), në Indi u prek 5.2 për qind e popullsisë ose rreth 17 milionë vikltima.

Pasojat për ekonominë, ishin të rënda. Barrot dhe ekipi i tij, vlerësuan se pandemia çoi në një rënie mesatare prej 6 për qind, të produktit të brendshëm bruto, në të gjitha vendet. “Humbjet e Luftës së Parë Botërore dhe gripit spanjoll, çuan në katastrofë ekonomike” – thotë shkrimtarja Katarina Arnold, autore e librit ‘Pandemic 1918’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here