Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se bakteret dhe mikrorganizmat, që jetojnë në zorrë kanë një ndikim tejet të rëndësishëmn për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithëshme, shkruan Medical News.

Sidoqoftë, krahas këtyre baktereve një rol poashtu të rëndësishëm luajnë edhe bakteret orale. Këto baktere e shndërrojnë nitratin inorganik të perimeve në nitrite. Nitriti është një molekulë sinjalizuese, që zgjeron enët e gjakut dhe transmeton mesazhe midis neuroneve në tru.

Tek njerëzit e moshuar, zvogëlimi i numrit të këtyre molekulave mund të kontribuoj në hipertension ose rënie të funksioneve njohëse të trurit.

Një studim I ri sugjeron që pirja e lëngut të panxharit, i cili është mjaft i pasur me nitrat mund të përmirësoj ekuilibrin e baktereve në zgavren orale në favor të specieve, të cilat promovojnë kështu funksione më të mira njohëse dhe kardiovaskulare.

Sipas shkencëtarëve, ky studim tregon se si konsumimi i përditshëm i perimeve që përmbajnë acid nitrik, mund të përmirësoj ose parandaloj hipertensionin dhe çrregullimet e tjera te trurit.

Krahas panxharit edhe disa perime të tjera siç janë: lakra, marula, spinaqi dhe selinoja kanë përmbajtje të acidit nitrik dhe kanë përfitime të ngjashme. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here