6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Zbuloni cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike

Zbuloni cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin. Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, janë – sipas ekspertëve thelbësore për jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, ushqyerja me bazë shtazore njihet si një shkaktare e shumë problemeve shëndetësore ku përfshihen:
• Sëmundjet e zemrës
• Ishemia
• Tromboza,
• Diabeti i tipit 2
• Tumoret

Studime të shumta, thonë se njerëzit që ushqehen kryesisht me proteina shtazore, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet kronike. Sipas tyre, konsumi i lartë i mishit dhe nënprodukteve të tij, rrit në gjak sasinë e amino acideve sulfurike të cilat rrisin fort rrezikun e këtyre sëmundjeve. Autorët e studimit këshillojnë zbatimin e një regjimi ushqimor me bazë bimore për pakësimin e rreziqeve të tilla. Përveç amino acideve shtazore, të dyja regjimet kanë një dallim thelbësor.

Ndryshimi Mes Yndyrnave Bimore Dhe Shtazore
Ushqimet me bazë bimore dhe ato shtazore kanë ushqyes të ndryshme. Burimet bimore të yndyrnave mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të pasura me vitamina, polifenolë të nevojshëm për zemrën. Burimet shtazore si mishi, vezët dhe produktet e bylmetit përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit. Të dyja këto njihen si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Më Shumë Bimë, Më Pak Mish Për Një Shëndet Afatgjatë
Një regjim ushqimor me bazë bimore është alternativa më e mirë për një jetë të shëndetshme e të gjatë. Një regjim i tillë përfshin: fruta, perime, drithëra të plota, barishte, zarzavate, bishtajore, fara, arrorë. Të kuptohemi drejt, një regjim i tillë nuk konsiderohet vegjetarian por synon që të krijojë një balancë ushqimore në favor të bimëve dhe jo të proteinave të mishit. Përveç mineraleve dhe vitaminave, ushqimet me bazë bimore ofrojnë edhe shumë fibër, e cila është e nevojshme për shëndetin e sistemit tretës. Këto ushqyes ndihmojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë llojeve të sëmundjes së kancerit, por edhe shmangin shfaqjen e depresionit tek të rinjtë dhe mosha e tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments